Film Thriller

Film Thriller

Albania

Gwida Tat- Televixin - l-Erbgħa, l-Erbgħa, 08 ta Mej, 2024Issa

12:30 CEST
Në emër të të gjitha vajzave
Një detektive luftarake dhe kolegu i saj, gjurmojnë një organizate të fuqishme të trafikimit të vajzave të vogla për prostitucion, anëtarët e të cilëve po shënjestrohen një nga një, nga një vrasës misterioz.
sq
12:31 CEST
Në emër të të gjitha vajzave
Një detektive luftarake dhe kolegu i saj, gjurmojnë një organizate të fuqishme të trafikimit të vajzave të vogla për prostitucion, anëtarët e të cilëve po shënjestrohen një nga një, nga një vrasës misterioz.
sq
02:14 CEST
Turni i ditës
Me Dave Franco, Jamie Foxx, Snoop Dogg. Bud është një baba shumë i përkushtuar. Ai do që vajzës së tij të vogël mos ti mungojë asgjë, ndaj ai ka zgjedhur të ushtrojë në fshehtësi një profesion tepër të rrezikshëm, por që i sjell më shumë para se çdo punë tjetër.
sq
04:00 CEST
Si bubullimë
KrimRyan Gosling, Bradley Cooper. Në përpjekje për t'u kujdesur për fëmijën e tij të porsalindur, një dublant me motor, fillon të grabisë banka. Një veprim që do ta përballë me një polic të ri, ku pasojat do të ndikojnë edhe në të ardhmen.
sq
06:22 CEST
Barrikada
ThrillerEric McCormack, Jody Thompson. Një njeri shkon bashkë me 2 fëmijët e tij për të pushuar në një kabinë në pyll. Por shumë shpejt pushimet e shumëpritura, kthehen në një luftë të egër për mbijetesë...
sq
07:40 CEST
Identitet i dyfishtë
Krim, misterRichard Gere, Topher Grace. Ekzekutimi e një senatori amerikan, e bën CIA-n te mendojë se vrasësi sovjetik i koduar Kasius është rikthyer. Por sa më shumë hetojnë, aq më shumë bëhet e qartë se vrasësi është dikush pranë tyre...
10%
sq
09:19 CEST
I humbur
MisterAdrien Brody. Një njeri zgjohet i plagosur rëndë, në fundin e një gremine, pa kujtesë. Shumë shpejt, ai fillon të kuptojë se ç'ka ndodhur, por edhe sikur instinktet e mbijetesës ta nxjerrin gjallë, a do të mund t'i shpëtojë të kaluarës?
sq
10:50 CEST
Sozia
Thriller, komedi e zezëJesse Eisenberg, Mia Wasikowska. Bazuar në romanin e F.Dostojevskit. Jeta e Simonit, një djali shumë të turpshëm, do të ndryshojë me ardhjen e një kolegu të ri në punë. Ata ngjajnë shumë nga pamja, por janë krejt të kundërt në karakter.
sq
12:21 CEST
Kthimi
Thriller, fantashkencëLyndsy Fonseca, Linda Hamilton. Pasi merr një telefonatë misterioze, një shkencëtare duhet të gjejë një mënyrë për të udhëtuar në kohë dhe të parandalojë kryerjen e një vrasjeje me pasoja të mëdha.
sq
01:51 CEST
Peng i pretendimit
Krim, thrillerKevin Zegers, Ray Liotta. I papunë dhe i dëshpëruar për të fituar sa më shpejt para, një i ri rrëmben 3 fëmijë dhe kërkon 3 milionë dollarë nga prindërit e tyre...
sq
03:21 CEST
Në territorin e trafikantëve
Krim, thrillerPatrick Wilson, Jim Belushi. Një ish-sherif dhe zëvendësi i tij i ri, bëhen bashkë për të hetuar një kartel droge që rrezikon qytezën e tyre.
sq
05:00 CEST
Pagjumësi vdekjeprurëse
Horror, thrillerNjë studente e re mjekësie përpiqet të ndihmojë vëllain e saj, i cili vuan nga një çrregullim i rrallë, që i jep pagjumësi të përjetshme. Ndërsa provon trajtime eksperimetale, ajo zbulon se gjendja e tij nuk mund të shërohet vetëm me ilaçe.
sq
06:30 CEST
Monos
Thriller, dramëNë malet kolumbiane, tetë adoleshentë të armatosur ngarkohen për të mbajtur gjallë një peng dhe lopën e tyre të çmuar, por një vrasje aksidentale nxit një betejë për mbijetesë.
sq
08:10 CEST
Koherenca
Thriller, fantashkencëTetë miq të mbledhur për darkë nisin të përjetojnë ngjarje të çuditshme natën kur një kometë kalon afër Tokës. Shumë shpejt zbulohet se asgjë dhe askush nuk është siç shfaqet...
sq
09:40 CEST
Dasmori
Thriller, aksionDev Patel. Një burrë misterioz britanik me një axhendë sekrete udhëton drejt Pakistanit për të marrë pjesë në një dasmë, por gjërat marrin një kthesë të papritur dhe të rrezikshme kur planet e tij fillojnë të zbulohen.
sq
11:15 CEST
Zemërimi i shpirtit
Një lagje në Australi goditet nga tragjedi misterioze, kur një djalë i ri pushtohet nga një shpirt i panjohur, i etur për hakmarrje.
sq

Gwida Tat- Televixin - il-Ħamis, il-Ħamis, 09 ta Mej, 2024

12:36 CEST
Drita neoni
Në përpjekje për të kapërcyer problemet e shëndetit mendor, manjati i teknologjisë, Clay Amani mbledh familjarët e tij në një shtëpi të izoluar për t'u përballuar me traumat e fëmijërisë. Por kur sekrete dalin në sipërfaqe, situata dhe ai dalin jashtë kontrollit.
sq
02:11 CEST
Djali
Horror, misterNjë dado tronditet kur zbulon se djaloshi për të cilin duhet të kujdesej është një kukull. Por kur ajo nuk i bindet një liste të rreptë për kujdesin ndaj tij, ngjarje të frikshme e bëjnë të kuptojë se kukulla është e gjallë.
sq
03:40 CEST
Shfaqja e fantazmave
HorrorTom Felton, Ashley Greene, Sebastian Stan. Një ekspert i fenomeneve paranormale, përpiqet të shpëtojë një çift, që përndiqet nga disa 'shpirtra' të çliruar nga eksperimenti i një universiteti...
sq
05:07 CEST
Krime të vogla
ThrillerNikolaj Coster-Waldau. Pasi kaloi gjashtë vjet pas hekurave, një ish polic përpiqet të rindërtojë jetën në qytetin e tij të lindjes, por më parë duhet të bëjë llogaritë me të kaluarën e tij.
sq
06:40 CEST
Të harruarit
Thriller, fantaziJulianne Moore. Gjithçka që ju kanë thënë deri tani; çdo kujtim që për ju është i shtrenjtë; çdo emocion që keni përjetuar...s'kanë ndodhur kurrë...s'ekzistojnë. Gjithçka është fryt i imagjinates tuaj...ndoshta tepër krijuese!
sq
08:10 CEST
Dy fytyrat e Janusit
ThrillerViggo Mortensen, Kirsten Dunst, Oscar Isaac. Pasi vret një detektv, një artist mashtrues dhe gruaja e tij detyrohen t'i varin shpresat tek një i panjohur potencialisht i rrezikshëm, për t'i ndihmuar ata të largohen nga Greqia
sq
09:45 CEST
Borxhi
ThrillerHelen Mirren, Sam Worthington. Tre agjentë të nderuar të shërbimit sekret Mosad, në vitin 1965, ndërmorën një mision pothuajse të pamundur për të kapur një doktor nazist. Por sot, e vërteta do të nxjerrë sekrete të paimagjinueshme...
sq
11:39 CEST
Kuaj tè stërvitur
Krim, dramëLidhjet e vëllazërisë dhe bësnikërisë vihen në provë mes luftrave të bandave pranë kufirit mes Meksikës dhe SHBA-së.
sq
01:20 CEST
Eskobari: Parajsa e humbur
Thriller, romancëBenicio Del Toro, Josh Hutcherson. Kur një i ri kanadez bie në dashuri me mbesën e Pablo Eksobarit, jeta e tij vihet në rrezik, pasi pak e nga pak ai fillon të përfshihet në biznesin e rrezikshëm të familjes...
sq
03:20 CEST
Vrasja e parë
ThrillerBruce Willis, Hayden Christensen. Gjatë pushimeve me familjen, babë e bir, bëhen dëshmitarë të një grabitjeje banke dhe vrasjeje. Kur i biri merret peng, babai detyrohet të ndihmojë kriminelët të gjejnë paratë.
sq
05:05 CEST
Nate e pafund
Në fund të vitetve '50, në një radio të vogel në Nju Meksiko, një centraliste e shkathët telefonatash dhe një dixhej karizmatik, akordohen në një frekuencë audio të çuditshme që mund të jetë tregues për një pushtim alienësh.
sq
06:35 CEST
Dëbora e Luftës së Ftohtë
Gjatë Luftës së Ftohtë, një ruse që spiunon për llogari të amerikanëve, ngarkohet të vjedhë informacione nga një politikan i ri, i parapëlqyeri i Kremlinit, por detyra ndërlikohet kur ajo bie në dashuri me të.
sq
08:10 CEST
Niveli 16
Në një shkollë konvikt për vajza, ku nën regjimin e rregullave të rrepta mësohet si të jesh e bindur dhe e përulur, dy vajza vendosin të rebelohen.
sq
09:50 CEST
Pishina infinit
Alexander Skarsgćrd, Mia Goth. Pushimet e ëndërruara të një shkrimtari në vështirësi dhe gruas së tij, kthehen në makth kur zbulojnë se hoteli ekskluziv ku po qëndrojnë, është në të vërtetë një vend i errët ku ndodhi gjëra të paimagjinueshme.
sq