Film Thriller

Film Thriller

Albania

TV-guide - torsdag, 2024-05-09Nu

00:36
Drita neoni
Në përpjekje për të kapërcyer problemet e shëndetit mendor, manjati i teknologjisë, Clay Amani mbledh familjarët e tij në një shtëpi të izoluar për t'u përballuar me traumat e fëmijërisë. Por kur sekrete dalin në sipërfaqe, situata dhe ai dalin jashtë kontrollit.
sq
02:11
Djali
Horror, misterNjë dado tronditet kur zbulon se djaloshi për të cilin duhet të kujdesej është një kukull. Por kur ajo nuk i bindet një liste të rreptë për kujdesin ndaj tij, ngjarje të frikshme e bëjnë të kuptojë se kukulla është e gjallë.
sq
03:40
Shfaqja e fantazmave
HorrorTom Felton, Ashley Greene, Sebastian Stan. Një ekspert i fenomeneve paranormale, përpiqet të shpëtojë një çift, që përndiqet nga disa 'shpirtra' të çliruar nga eksperimenti i një universiteti...
sq
05:07
Krime të vogla
ThrillerNikolaj Coster-Waldau. Pasi kaloi gjashtë vjet pas hekurave, një ish polic përpiqet të rindërtojë jetën në qytetin e tij të lindjes, por më parë duhet të bëjë llogaritë me të kaluarën e tij.
sq
06:40
Të harruarit
Thriller, fantaziJulianne Moore. Gjithçka që ju kanë thënë deri tani; çdo kujtim që për ju është i shtrenjtë; çdo emocion që keni përjetuar...s'kanë ndodhur kurrë...s'ekzistojnë. Gjithçka është fryt i imagjinates tuaj...ndoshta tepër krijuese!
sq
08:10
Dy fytyrat e Janusit
ThrillerViggo Mortensen, Kirsten Dunst, Oscar Isaac. Pasi vret një detektv, një artist mashtrues dhe gruaja e tij detyrohen t'i varin shpresat tek një i panjohur potencialisht i rrezikshëm, për t'i ndihmuar ata të largohen nga Greqia
99%
sq
09:45
Borxhi
ThrillerHelen Mirren, Sam Worthington. Tre agjentë të nderuar të shërbimit sekret Mosad, në vitin 1965, ndërmorën një mision pothuajse të pamundur për të kapur një doktor nazist. Por sot, e vërteta do të nxjerrë sekrete të paimagjinueshme...
sq
11:40
Kuaj tè stërvitur
Krim, dramëLidhjet e vëllazërisë dhe bësnikërisë vihen në provë mes luftrave të bandave pranë kufirit mes Meksikës dhe SHBA-së.
sq
13:20
Eskobari: Parajsa e humbur
Thriller, romancëBenicio Del Toro, Josh Hutcherson. Kur një i ri kanadez bie në dashuri me mbesën e Pablo Eksobarit, jeta e tij vihet në rrezik, pasi pak e nga pak ai fillon të përfshihet në biznesin e rrezikshëm të familjes...
sq
15:20
Vrasja e parë
ThrillerBruce Willis, Hayden Christensen. Gjatë pushimeve me familjen, babë e bir, bëhen dëshmitarë të një grabitjeje banke dhe vrasjeje. Kur i biri merret peng, babai detyrohet të ndihmojë kriminelët të gjejnë paratë.
sq
17:05
Nate e pafund
Në fund të vitetve '50, në një radio të vogel në Nju Meksiko, një centraliste e shkathët telefonatash dhe një dixhej karizmatik, akordohen në një frekuencë audio të çuditshme që mund të jetë tregues për një pushtim alienësh.
sq
18:35
Dëbora e Luftës së Ftohtë
Gjatë Luftës së Ftohtë, një ruse që spiunon për llogari të amerikanëve, ngarkohet të vjedhë informacione nga një politikan i ri, i parapëlqyeri i Kremlinit, por detyra ndërlikohet kur ajo bie në dashuri me të.
sq
20:10
Niveli 16
Në një shkollë konvikt për vajza, ku nën regjimin e rregullave të rrepta mësohet si të jesh e bindur dhe e përulur, dy vajza vendosin të rebelohen.
sq
21:51
Pishina infinit
Alexander Skarsgćrd, Mia Goth. Pushimet e ëndërruara të një shkrimtari në vështirësi dhe gruas së tij, kthehen në makth kur zbulojnë se hoteli ekskluziv ku po qëndrojnë, është në të vërtetë një vend i errët ku ndodhi gjëra të paimagjinueshme.
sq
23:45
Veprimtari kriminale
Krim, thrillerMichael Pitt, Dan Stevens, John Travolta. Në borxh ndaj një mafiozi të pashpirt, katër miq kanë vetëm një mundësi për ta shlyer. Ata duhet të rrëmbejnë një rival të tij, gjë që nuk është aspak e lehtë...
sq

TV-guide - fredag, 2024-05-10

01:20
Dhjetëshja e apokalipsit
Fatashkencë, thrillerJames D'Arcy, Sophie Lowe. Një profesor psikologjie, sfidon klasën e tij që të përzgjedhin 10 prej tyre për t'u strehuar në një bunker dhe në rast të një shkatërrimi nuklear të sigurojnë mbijetesën e njerëzimit...
sq
03:03
Natë ujqërish
Thriller, dramëJeffrey Wright, Alexander Skarsgćrd. Në Alaskën e egër, një specialist ujqërish në pension vihet në kërkim të kafshëve që dyshohen për vrasjen e një djali të vogël, por shpejt do të përballet me një mister drithërues.
sq
04:59
Droni
ThrillerSean Bean. Një njeri familjar punon në fshehtësi si pilot droni, duke kyer misione vdekjeprurëse nga rehatia e qytezës së tij. Kur një biznesmen pakistanez i shfaqet në derën e shtëpisë, ai detyrohet të përballë pasojat e veprimeve të tij.
sq
06:33
Magji e zezë
ThrillerMichael Cera, Juno Temple, Emily Browning. Një vajzë naïve ndërmerr një udhëtim të shumëpritur përmes Kilit, pa e ditur se shumë shpejt gjithçka do të kthehet në një ferr të vërtetë...
sq
08:15
Të ndarë nga gjaku
ThrillerMichael Shannon, Douglas Ligon. Pas vdekjes së një njeriu që kishte 4 djem me 2 gra të ndryshme, midis tyre fillon një konflikt i dhunshëm që s'dihet sesi mund të përfundojë...
sq
09:50
Djali i ëndrrave
ThrillerSanaa Lathan, Michael Ealy, Morris Chestnut. Pasi ndahet nga i dashuri, një grua e suksesshme njihet me një djalë në dukje perfekt. Por kur ish i dashuri rishfaqet, ajo duhet të vendosë se kujt duhet t'i besojë e kujt t'i frikësohet.
sq
11:34
Unë jam hakmarrja
Thriller, aksionJohn Travolta. Pasi një grup policësh të korruptuar lënë të lire vrasësit e gruas së tij, një ish-agjent vendos ta çojë drejtësinë në vend! Por kërkimi për vrasësit do të zbulojë një konspiracion që shtrihet në rangjet e larta qeveritare
sq
13:05
Roboti
Fantashkencë, thrillerDy shkencëtarë bien në dashuri me roboten e parë të krijuar që ka ndjenja njësoj si njerëzit. Por gjithçka merr një kthesë të frikshme kur teknologjia e tyre përdoret nga ushtria për të krijuar një makineri vrasëse perfekte.
sq
14:40
Hajdutët e shpresës
ThrillerTre fëmijë nga lagjet e varfra të Brazilit, marrin arratinë pasi në mbeturinat e qytetit gjejnë një portofol që provon korrupsionin e një politikani të pushtetshëm.
sq
16:36
Gjëja e fundit që donte
Anne Hathaway, Ben Affleck. Në kulmin e skandalit Iran-Kontra për trafikim armësh nga SHBA-ja, Elena McMahon, një gazetare e patrembur që mbulon fushatën presidenciale të vitit 1984, e vendos veten në rrezik kur heq dorë nga detyra, për të përmbushur dëshirën e fundit të babait të saj.
sq
18:30
Rasti klinik
Dy vjet pas një incidenti tragjik me një paciente, një psikatre përpiqet t'i rikthehet jetës normale duke ndihmuar një pacient të ri. Por historia e tij, nxit tek ajo kujtime të së kaluarës, që e çojnë gjithmonë e më shumë në limite.
sq
20:10
Sindroma e Berlinit
Gjatë pushimeve në Berlin, një fotografe australiane takon një të ri karizmatik. Pas një nate pasionante me të, ajo zgjohet e mbyllur në banesën e tij dhe kupton se ai nuk ka ndërmend ta lërë të lirë.
sq