Tring Shqip

Tring Shqip

Albania

Programm-Guide - Donneschdeg, 09.05.2024Elo

03:09
Dollia e Dasmës Sime
Dollia e Dasmës Sime78, Dramë, M.Gjondede, D.Hyskja : Ekranizim i novelës Nusja e humbëtirës. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
en
04:19
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
06:54
Tomka dhe Shokët e Tij
Tomka dhe Shokët e Tij77, Dramë, Skenari: Nasho Jorgaqi, Regjisore: Xhanfize Keko. Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
en
08:10
Plagë të Vjetra
Plagë të Vjetra68, Dramë, R.Anagnosti, N.Frashëri : Gjini një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por, kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera në këtë kohë po përjeton një dramë familjare, për shkak të vendimit që merr i shoqi Naimi për të punuar në minierën e Kurbneshit.
en
09:46
Rrugë të Bardha
Rrugë të Bardha74, Dramë, M.Borova, R.Ljarja, Skenari: Vath Koreshi, Regjisor: Viktor Gjika. Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
en
11:17
Duaje Emrin Tënd
Duaje Emrin Tënd84, Romancë, R.Bulku, P.Raidhi, Skenari: Nasi Lera, Regjisore: Kristaq Mitro, Ibrahim Mucaj.
en
12:25
Si Gjithë të Tjerët
Si Gjithë të Tjerët81, Dramë, Th.Filipi, T.Kurti, M.Makoçi : Vullneti i rritur në shtëpinë e fëmijës sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë, të cilët ndërhyjnë në familjen e Jetës, vajzës që ai dashuron.
en
13:26
Lulëkuqet mbi Mure
Lulëkuqet mbi Mure76, Dramë, T.Flloko, E.Dauti : Skenari: Petraq Qafzezi, Regjisor: Dhimiter Anagnosti. Jetimët e një strehe varfnore nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre pastrojnë neper rruge,gjate nates, parrullat që komunistet kanë shkruar ne mure, kundër fashizmit. Te nxitur dhe nga nje antetat i kryer kunder nje oficeri italian nga ana e komunisteve ilegale,katër shokë të vegjël Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit njeri prej jetimeve, i quajtur Sulo,te cilin kujdestari e kishte vene per te spiunuar shoket, përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.
80%
en
15:05
Shi në Plazh
Shi në Plazh84, Teatër. Një komedi nga Teodor Laço. Interpreton Trupa e Institutit të Lartë të Arteve. Agim Shuka, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Vera Zheji, Mimika Luca, Birce Hasko, Elvira Diamanti, Gjinovefa Rredhi, Ermira Gjata.
en
16:37
Kapedani
Kapedani72, Komedi, A.Verria, N.Xhoja : Xha Sulo vjen në Tiranë për të takuar të birin e tij, i cili punon dhe jeton prej kohësh në kryeqytet. Qëndrimi i tij në metropol do të shoqërohet nga një konflikt gjeneratash, përfshirë dhe atë gjinor. Albert Verria, aktori që luan rolin e xha Sulos së moshuar, është nën 40 vjeç në atë periudhë.
en
18:16
Gjeneral Gramafoni
Gjeneral Gramafoni78, Dramë, B.Lako, G.Radoja, K.Roshi : Në mesin e viteve 30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halit Berati është punëtor.
en
20:03
Shoku ynë Tili
Shoku ynë Tili81, Dramë, Sh.Fejzo, E. Janushi : Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën dhe i sjell shqetësime sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë durim dhe takt në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.
en
21:23
Një Emër Midis Njerëzve
Një Emër Midis Njerëzve83, Dramë, B.Asqeriu, D. Hyskja : Film portret mbi figurën më të njohur të lëvizjes anti feudale të viteve 20 patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit jepet i lidhur ngushtë me atmosferën e tendosur të atyre viteve përpjekjet e forcave progresiste të kombit që çuan në Revolucionin Borgjez të 1924.
en