Plagë të Vjetra68, Dramë, R.Anagnosti, N.Frashëri : Gjini një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por, kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera në këtë kohë po përjeton një dramë familjare, për shkak të vendimit që merr i shoqi Naimi për të punuar në minierën e Kurbneshit.