Tring Shqip

Tring Shqip

Albania

Przewodnik - środa, 22.05.2024

01:56
Njeriu i Mirë
Njeriu i Mirë82, Romancë, B.Asqeriu, E.Alikaj, V.Furxhi : Filmi është përqëndruar tek tre personazhe Kiço, Telo dhe Vera e motra e Kiços dhe e dashura e Telos. Telo dhe Vera para se të finalizojnë dashurinë e tyre, kalojnë nëpër intrigat e thurura nga Kiço, i cili duke qënë egoist dhe karrierist nuk mund të pranojë martesën e së motrës me Telon, një punëtor i ndershëm që transferohet në një fshat të thellë.
en
03:03
Dollia e Dasmës Sime
Dollia e Dasmës Sime78, Dramë, M.Gjondede, D.Hyskja : Ekranizim i novelës Nusja e humbëtirës. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
en
04:14
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
06:50
Tomka dhe Shokët e Tij
Tomka dhe Shokët e Tij77, Dramë, Skenari: Nasho Jorgaqi, Regjisore: Xhanfize Keko. Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
en
08:07
Plagë të Vjetra
Plagë të Vjetra68, Dramë, R.Anagnosti, N.Frashëri : Gjini një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por, kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera në këtë kohë po përjeton një dramë familjare, për shkak të vendimit që merr i shoqi Naimi për të punuar në minierën e Kurbneshit.
en
09:42
Rrugë të Bardha
Rrugë të Bardha74, Dramë, M.Borova, R.Ljarja, Skenari: Vath Koreshi, Regjisor: Viktor Gjika. Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
en
11:11
Duaje Emrin Tënd
Duaje Emrin Tënd84, Romancë, R.Bulku, P.Raidhi, Skenari: Nasi Lera, Regjisore: Kristaq Mitro, Ibrahim Mucaj.
en
12:19
Lulëkuqet mbi Mure
Lulëkuqet mbi Mure76, Dramë, T.Flloko, E.Dauti : Skenari: Petraq Qafzezi, Regjisor: Dhimiter Anagnosti. Jetimët e një strehe varfnore nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre pastrojnë neper rruge,gjate nates, parrullat që komunistet kanë shkruar ne mure, kundër fashizmit. Te nxitur dhe nga nje antetat i kryer kunder nje oficeri italian nga ana e komunisteve ilegale,katër shokë të vegjël Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit njeri prej jetimeve, i quajtur Sulo,te cilin kujdestari e kishte vene per te spiunuar shoket, përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.
en
13:58
Shi në Plazh
Shi në Plazh84, Teatër. Një komedi nga Teodor Laço. Interpreton Trupa e Institutit të Lartë të Arteve. Agim Shuka, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Vera Zheji, Mimika Luca, Birce Hasko, Elvira Diamanti, Gjinovefa Rredhi, Ermira Gjata.
en
15:28
Gjeneral Gramafoni
Gjeneral Gramafoni78, Dramë, B.Lako, G.Radoja, K.Roshi : Në mesin e viteve 30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halit Berati është punëtor.
en
17:17
Si Gjithë të Tjerët
Si Gjithë të Tjerët81, Dramë, Th.Filipi, T.Kurti, M.Makoçi : Vullneti i rritur në shtëpinë e fëmijës sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë, të cilët ndërhyjnë në familjen e Jetës, vajzës që ai dashuron.
en
18:18
Kapedani
Kapedani72, Komedi, A.Verria, N.Xhoja : Xha Sulo vjen në Tiranë për të takuar të birin e tij, i cili punon dhe jeton prej kohësh në kryeqytet. Qëndrimi i tij në metropol do të shoqërohet nga një konflikt gjeneratash, përfshirë dhe atë gjinor. Albert Verria, aktori që luan rolin e xha Sulos së moshuar, është nën 40 vjeç në atë periudhë.
en
19:56
Shoku ynë Tili
Shoku ynë Tili81, Dramë, Sh.Fejzo, E. Janushi : Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën dhe i sjell shqetësime sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë durim dhe takt në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.
en
21:16
Një Emër Midis Njerëzve
Një Emër Midis Njerëzve83, Dramë, B.Asqeriu, D. Hyskja : Film portret mbi figurën më të njohur të lëvizjes anti feudale të viteve 20 patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit jepet i lidhur ngushtë me atmosferën e tendosur të atyre viteve përpjekjet e forcave progresiste të kombit që çuan në Revolucionin Borgjez të 1924.
en
22:41
Çifti i Lumtur
Çifti i Lumtur75, Familjar, N.Kanxheri, T.Kurti : Një komedi për jetën e viteve 70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga një fe tjetër. Por, më në fund dorëzohet.
en
23:57
Ëndërr për një Karrige
Ëndërr për një Karrige84, Komedi, M.Kallamata, K.Biga : Një dëshirë e nëndrejtorit Koli është të zëvëndësojë drejtorin që ka dalë pension. Por, Kolin e shqetëson mendimi se mos se zë këtë vend Vjollca kryetarja e degës së planit. Këtë ia vërtetojnë ëndrrat që ai sheh. Shqetësimet e tij dalin realiste. Drejtoreshë vendoset një tjetër punonjëse, gruaja e shoferit Meçe.
en

Przewodnik - czwartek, 23.05.2024

01:14
Qortimet e Vjeshtës
Qortimet e Vjeshtës82, Dramë, K.Çaushi, S.Dibra : Vitet 30 - të. Në këtë kohë idetë komuniste progresive po hynin në Shqipëri. Kujtimi, një student revlucionar donte të ndryshonte jetën e të vuajturve nën regjimin e Mbretit Zog. Përmes objektivit të aparatit të tij fotografik ai sheh atmosferën e rëndë të kohës dhe varfërinë e njerëzve të thjeshtë.
en
02:46
Çeta e Vogël
Çeta e Vogël79, Dramë, Xh.Tafaj, Y.Bala : Bazuar në ngjarjet e vërteta të heronjve të Vigut pesë shokëve luftëtarë të ekzekutuar nga Gjermanët në veri të Shqipërisë gjatë luftës së Dytë Botërore. Filmi Çeta e vogël është çensuruar dhe më pas e xhiruar në një version tjetër.
en
03:40
Besa e Kuqe
Besa e Kuqe82, Dramë, R.Anagnosti, Xh.Ferri : Regjisor: P. Milkani. Filmi trajton historinë e pesë Heronjve të Vigut, të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës Antifashise Nacional Çlirimtare.
en
04:55
Historiani dhe Kameleonët
Historiani dhe Kameleonët88, Dramë, P.Kita, S.Pitarka : Vitet 30. Ambicja e çmendur e monarkut të provojë se vjen nga një familje e lashtë fisnikësh sjell në Shqipëri një historian të huaj. I huaji do të punojë midis autoriteteve të një prefekture të panjohur të mbretërisë midis njerëzve të degjeneruar dhe injorantë, të cilët duke u futur në situata komike bëhen qesharakë dhe të parespektueshëm.
en
06:08
Guri i Besës
Guri i Besës86, Dramë, Sh. Basha, S.Dibra : Përfaqësuesit e huaj të firmës në minierën e Rubikut vijnë nga Tirana dhe Italia për të shtypur revoltën e minatorëve të indinjuar. Ato kërkojnë ndihmën e shtresës së pasur autoriteteve dhe klerikëve të zonës për të arritur qëllimet e tyre.
en
07:22
Zemra që nuk Plaken
Zemra që nuk Plaken77, Dramë, E.Oktrova, V.Manushi, K.Roshi : Xha Azemi ka dalë në pension pas 30 vjetësh punë si shofer kamioni. Por, ai nuk mësohet dot me këtë qetësi. Shokë të tjerë aktivë e ndihmojnë të kalojë një prag tjetër të jetës.
en
08:13
Vendimi
Vendimi84, Dramë, K.Çaushi, E.Alikaj : Skenari: Spiro Dede, Neshat Tozaj, Regjisor: Kristaq Dhamo (Artist i Merituar).
en
09:35
Në Çdo Stinë
Në Çdo Stinë80, Dramë, A.Markarian, A.Imami. Filmi Në çdo stinë i regjisorit Viktor Gjika trajton historinë e dashurisë në një qendër studentore, ku gërshetohen bukur ndjenjat, dashuria, humori. Muzika e mrekullueshme e Aleksander Peçit e bën këtë film të këndshëm dhe romantik.
en
10:55
Mëngjese Lufte
Mëngjese Lufte71, Dramë, F.Dika, F.Dushi : Lufta e Dytë Botërore. Disa fëmijë të një qyteti të vogël Guri, Piro, Milo dhe Tomi përfshihen spontanisht në një aksion kundër dy gjermanëve që po lahen në liqen. Shqetësimi i fëmijëve kundrejt pushtuesve tërheq vëmendjen e të rriturve.
en
12:21
Estrada në Ekran
Estrada në Ekran68, Muzikal, S.Sallaku, M.Çobani : Një kino komedi interpretuar nga trupa e estradës së Tiranës.
en
13:19
Gëzhoja e Vjetër
Gëzhoja e Vjetër80, Dramë, V.Furxhi, V.Zhusti : Serveti është shok i Pandit. Ky i fundit është rekrutuar nga agjentët e huaj të kundërspiunazhit për të kërkuar informacione në lidhje me një uzinë ushtarake ku punon shoku i tij Serveti. Për të arritur qëllimet e tij, Pandi e kërcënon Servetin, i cili ka plagosur aksidentalisht një shok gjatë shërbimit ushtarak. Serveti refuzon ti shërbejë Pandit dhe vritet nga ai.
en
14:47
Dimri i fundit
Dimri i fundit76, Luftë, R.Bulku, A.Qirjaqi : Gjermanët vijnë mes borës dhe dimrit. Në fshat mbeten vetëm gratë të cilat luftojnë deri sa partizanët e plagosur të strehuar në fshat të tërhiqen më thellë dhe bora të mbulojë gjurmët. Ballë për ballë me gjermanët dhe nën kontrollin e tyre gratë e fshatit të udhëhequra nga nënë Shano dhe nënë Mara nisen në grumbull për të bërë dru, por në të vërtetë arrijnë me bukë dhe ushqime të partizanët.
en
15:37
Nxenesit e klases sime
Nxenesit e klases sime84, E.Gjata, A.Gorishti, M.Kabashi : Mësuese Nora transferohet në gjimnazin e një qyteti bregdetar. Edi një nxënës kërkon notë të lartë dhe të pamerituar në matematikë dhe e bën këtë hapur. Edi është djali i një funksionari të komitetit ekzekutiv. Mësuesja shqetësohet dhe nuk bie në kompromis as me nxënësin dhe as me prindërit e tij.
en
16:54
Fundi i një Gjakmarrjeje
Fundi i një Gjakmarrjeje83, Dramë, R.Arbana, E.Kadrija, N.Luca : Subjekti trajton realitetin gjatë regjimit zogist duke fajësuar përgjegjësit për përçarjen e popullit dhe nxitjen e hakmarrjes midis tyre. Dy të rinj Mazi dhe Dushi rrjedhin nga dy familje malësore që janë në gjak me njëra tjetrën prej shumë kohësh. Njëra familje jeton në malësitë e thella dhe tjetra në qytet.
en
18:21
I Teti në Bronx
I Teti në Bronx70, Luftë, V.Furxhi, P.Mani, Y.Mujo : Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi shtatë nga shokët e tij të luftës mësuesi Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes ku do ti dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me Sali Protopapën.
en
20:05
Misioni Përtej Detit
Misioni Përtej Detit88, Dramë, B.Asqeriu, A.Qirjaqi : 1944 Fundi i Luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull grek përtej detit. Ata kanë dënuar dikë, emri fals i të cilit mban mbi supe krimë të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision.
en
21:23
Pranvera s'erdhi Vetëm
Pranvera s'erdhi Vetëm88, Dramë, A.Markarian, E.Ndoja, K.Skrami : Irena një fizikante e re bashkë me dy koleg të saj ndërmerr një studim të rëndësishëm larg nga shtëpia. Ajo shkon për një kontroll shëndetësor në spitalin e qytetit dhe mëson se vuan nga leuçemia. Pasi e merr veten nga depresioni shpirtëror ajo fillon të pajtohet me realitetin duke çmuar çdo sekondë të jetës dhe dashurisë së saj, të cilën përpiqet ta shmangë.
en