Tring Shqip

Tring Shqip

Albania

Przewodnik - piątek, 24.05.2024

02:37
Radiostacioni
Radiostacioni79, Luftë, B.Hasko, B.Asqeriu, K.Çaushi. Ekranizim i romanit me te njejtin titull te Ismail Kadarese. Nentor 1944. Nje skuader partizane, ne te cilen eshte anetare Teuta, merr urdher te ringrene Radio Tiranen. Partizanet mbledhin punonjesit e meparshem dhe intelektuale te ndryshem qe kane qendruar larg gjate kohes se luftes, qe te ndihmojne me transmetimin. Teuta behet folesja e pare per Tiranen e lire.
en
04:33
Besa e Kuqe
Besa e Kuqe82, Dramë, R.Anagnosti, Xh.Ferri : Regjisor: P. Milkani. Filmi trajton historinë e pesë Heronjve të Vigut, të cilët u vranë në një betejë të ashpër gjatë Luftës Antifashise Nacional Çlirimtare.
en
05:49
Pranvere e Hidhur
Pranvere e Hidhur85, Dramë, R.Ljarja, G.Basha : Në qendër të filmit është një fotograf patriot që sheh se si lëviz qyteti në prag të pushtimit duke fiksuar me aparatin e tij rezistencën heroike të popullit.
en
06:27
Fundi i një Gjakmarrjeje
Fundi i një Gjakmarrjeje83, Dramë, R.Arbana, E.Kadrija, N.Luca : Subjekti trajton realitetin gjatë regjimit zogist duke fajësuar përgjegjësit për përçarjen e popullit dhe nxitjen e hakmarrjes midis tyre. Dy të rinj Mazi dhe Dushi rrjedhin nga dy familje malësore që janë në gjak me njëra tjetrën prej shumë kohësh. Njëra familje jeton në malësitë e thella dhe tjetra në qytet.
en
07:54
Qyteti Më I Ri Në Botë
Qyteti Më I Ri Në Botë74, Dramë, R.Anagnosti, I.Shyti, Regjia : Xh.Keko. Fatmiri i vogël, prindërit e të cilit kanë punuar në një kantier ndërtimi ëndërron të ndërtojë edhe vetë një qytet. Për këtë i ndihmon kujdestarja e kopshtit dhe një punëtor që u sjell të gjithë shokëve të tij vegla pune. Ndërtohet kështu brenda oborrit të një kopshti qyteti më i ri i botës dhe zbulohen ëndrrat dhe karakteret fëminore.
en
08:48
Shpresa
Shpresa88, Dramë, M.Makoçi, D.Pelingu : Shpresa ka një histori dashurie të pafat. I dashuri e ka lënë dhe ajo pati një abort. Ajo është shumë e dëshpëruar. I mënjanon njerëzit dhe ka humbur besimin tek e ardhmja e saj. Por, më pas njihet dhe bie në dashuri me inxhinierin e ri Piron. Dashuria e re zgjon tek Shpresa interesin për jetën, por në të njëjtën kohë ka probleme me familjen e Piros.
en
09:51
Gjurmë në Dëborë
Gjurmë në Dëborë84, Dramë, M.Gjiriti, A.Hasani. Në kufi zbulohen gjurmë. Kufitar Iliri dyshon në veprimet e Shan Shopelit përgjegjës i orteqeve. Iliri dhe Shani vihen ballë për ballë në një duel të heshtur. Dyshimet vërtetohen. Shani është në shërbim të armiqve.
en
10:42
Komisari i Dritës
Komisari i Dritës66, Dramë, R.Ljarja, R.Anagonsti, N.Luca : Dritan Shkaba pas luftës kthehet për të hapur shkolla në fshatrat e thella të malësisë. Kundërshtarë të tij janë disa banditë që luftojnë kundër pushtetit popullor dhe Dom Pali në qelën e të cilit punon Rudina. Dritani lufton zakonet prapanike që detyrojnë vajzat malësore të rrinë të mbyllura në shtëpitë e tyre dhe përgatit Rudinën për tu bërë mësuese, por më pas ai vritet brenda në shkollë.
en
12:40
Shpella e Piratëve
Shpella e Piratëve90, Familjar, D.Kokona, Y.Mujo : Pesë fëmijë nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi ku iu rezervohen shumë surpriza ata njihen më mirë me njëri - tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushur me historitë e legjendave të Shqipërisë.
en
14:03
Beni Ecën Vetë
Beni Ecën Vetë75, Dramë - Familjar -Skenari: Kiço Blushi, Regjisor: Xhanfise Keko. Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.
en
15:21
Yje mbi Drin
Yje mbi Drin79, Luftë, S.Prosi, S.Shkurti : Pasi largohen specialistët e huaj, inxhinier Lulëzimi ngarkohet të punojë për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Lulëzimi përpiqet të gjejë zgjidhje teknike për të ndërtuar vepra të prodhimit të energjisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.
en
16:37
Kthimi i Ushtrisë së Vdekur
Kthimi i Ushtrisë së Vdekur89, Dramë, R.Anagnosti, R.Bulku : Një gjeneral dhe një prift italian arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin të porositur nga Beti kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur një koloneli të njohur dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj plaka Nicë.
en
18:23
Rrethi i Kujtesës
Rrethi i Kujtesës87, Dramë, M.Ljarja, Th,Filipi, R.Ljarja : Margarita Begolli kthehet në Shqipëri pas 20 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Nazistët e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore. Mbesa e saj, dëshiron të zbulojë çfarë e mundon kaq shumë hallën e saj. Pse drita është një armike e saj? Dhe gjatë kësaj kohe, Margarita e merr veten, me anë të dashurisë dhe shpresës që e rrethon...
en
20:05
Mëngjese të Reja
Mëngjese të Reja80, Drame, M.Burda, K.Caushi: Ditët e para pas çlirimit
en
21:07
Koncert në Vitin 1936
Koncert në Vitin 193678, Dramë, M.Xhepa, R.Ndrenika : Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni, nisin një turne koncertesh në qytete të ndryshme duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikprites midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale.
en
22:40
Fejesa e Blertës
Fejesa e Blertës84, Dramë, M.Kondi, K.Roshi : Blerta kapitene e skuadrës së voljebollit dashuron Mirin shoferin e kooperativës. Por, Miri është edhe nipi i kryetares së kooperativës që është në Tiranë. Huan Suka një ngatërrestar dhe servil bind të atin e Blertës që ta fejojë Blertën me nipin e kryetares. Por kjo ngatërresë zgjidhet me ardhjen në kooperativë të nipit të kryetares.
en
23:58
Në Ditët e Pushimeve
Në Ditët e Pushimeve82, Dramë, Skenari: Flamur Topi, Regjisore: Drita Koci - Thana, Besim Kurti. Një grup fëmijësh kalojnë pushimet në bregun e Adriatikut. Midis tyre është Detini një djalë i ndrydhur dhe fjalëpak.Shokët e vënë në lojë dhe ai mendon të largohet. Por, shoku i tij më i afërt Gjini e ndihmon të rimarrë veten dhe të futet në shoqëri.
en

Przewodnik - sobota, 25.05.2024

00:47
Qortimet e Vjeshtës
Qortimet e Vjeshtës82, Dramë, K.Çaushi, S.Dibra : Vitet 30 - të. Në këtë kohë idetë komuniste progresive po hynin në Shqipëri. Kujtimi, një student revlucionar donte të ndryshonte jetën e të vuajturve nën regjimin e Mbretit Zog. Përmes objektivit të aparatit të tij fotografik ai sheh atmosferën e rëndë të kohës dhe varfërinë e njerëzve të thjeshtë.
en
02:20
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
03:41
Shi në Plazh
Shi në Plazh84, Teatër. Një komedi nga Teodor Laço. Interpreton Trupa e Institutit të Lartë të Arteve. Agim Shuka, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Vera Zheji, Mimika Luca, Birce Hasko, Elvira Diamanti, Gjinovefa Rredhi, Ermira Gjata.
en
05:12
Dollia e Dasmës Sime
Dollia e Dasmës Sime78, Dramë, M.Gjondede, D.Hyskja : Ekranizim i novelës Nusja e humbëtirës. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
en
06:23
Përtej Mureve të Gurta
Përtej Mureve të Gurta79, Drame, E.Agolli, Sh.Berdellima : Pasi mbush 12 vjeç Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e fejon me një të ri, të cilin nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës një partizane e plagosur rri në shtëpinë e Asimesë. Bashke me te ajo vendos të dalë partizane.
en
07:38
Tomka dhe Shokët e Tij
Tomka dhe Shokët e Tij77, Dramë, Skenari: Nasho Jorgaqi, Regjisore: Xhanfize Keko. Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
en
08:55
Rrugë të Bardha
Rrugë të Bardha74, Dramë, M.Borova, R.Ljarja, Skenari: Vath Koreshi, Regjisor: Viktor Gjika. Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
en
10:24
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
11:44
Duaje Emrin Tënd
Duaje Emrin Tënd84, Romancë, R.Bulku, P.Raidhi, Skenari: Nasi Lera, Regjisore: Kristaq Mitro, Ibrahim Mucaj.
en
12:52
Si Gjithë të Tjerët
Si Gjithë të Tjerët81, Dramë, Th.Filipi, T.Kurti, M.Makoçi : Vullneti i rritur në shtëpinë e fëmijës sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë, të cilët ndërhyjnë në familjen e Jetës, vajzës që ai dashuron.
en
13:55
Një Emër Midis Njerëzve
Një Emër Midis Njerëzve83, Dramë, B.Asqeriu, D. Hyskja : Film portret mbi figurën më të njohur të lëvizjes anti feudale të viteve 20 patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit jepet i lidhur ngushtë me atmosferën e tendosur të atyre viteve përpjekjet e forcave progresiste të kombit që çuan në Revolucionin Borgjez të 1924.
en
15:21
Gjeneral Gramafoni
Gjeneral Gramafoni78, Dramë, B.Lako, G.Radoja, K.Roshi : Në mesin e viteve 30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halit Berati është punëtor.
en
17:11
Shoku ynë Tili
Shoku ynë Tili81, Dramë, Sh.Fejzo, E. Janushi : Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën dhe i sjell shqetësime sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë durim dhe takt në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.
en
18:31
Plagë të Vjetra
Plagë të Vjetra68, Dramë, R.Anagnosti, N.Frashëri : Gjini një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por, kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera në këtë kohë po përjeton një dramë familjare, për shkak të vendimit që merr i shoqi Naimi për të punuar në minierën e Kurbneshit.
en
20:05
Çifti i Lumtur
Çifti i Lumtur75, Familjar, N.Kanxheri, T.Kurti : Një komedi për jetën e viteve 70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga një fe tjetër. Por, më në fund dorëzohet.
en
21:23
Njeriu i Mirë
Njeriu i Mirë82, Romancë, B.Asqeriu, E.Alikaj, V.Furxhi : Filmi është përqëndruar tek tre personazhe Kiço, Telo dhe Vera e motra e Kiços dhe e dashura e Telos. Telo dhe Vera para se të finalizojnë dashurinë e tyre, kalojnë nëpër intrigat e thurura nga Kiço, i cili duke qënë egoist dhe karrierist nuk mund të pranojë martesën e së motrës me Telon, një punëtor i ndershëm që transferohet në një fshat të thellë.
en