Tring Shqip

Tring Shqip

Albania

Przewodnik - sobota, 25.05.2024

00:47
Qortimet e Vjeshtës
Qortimet e Vjeshtës82, Dramë, K.Çaushi, S.Dibra : Vitet 30 - të. Në këtë kohë idetë komuniste progresive po hynin në Shqipëri. Kujtimi, një student revlucionar donte të ndryshonte jetën e të vuajturve nën regjimin e Mbretit Zog. Përmes objektivit të aparatit të tij fotografik ai sheh atmosferën e rëndë të kohës dhe varfërinë e njerëzve të thjeshtë.
en
02:20
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
03:41
Shi në Plazh
Shi në Plazh84, Teatër. Një komedi nga Teodor Laço. Interpreton Trupa e Institutit të Lartë të Arteve. Agim Shuka, Viktor Zhusti, Robert Ndrenika, Vera Zheji, Mimika Luca, Birce Hasko, Elvira Diamanti, Gjinovefa Rredhi, Ermira Gjata.
en
05:12
Dollia e Dasmës Sime
Dollia e Dasmës Sime78, Dramë, M.Gjondede, D.Hyskja : Ekranizim i novelës Nusja e humbëtirës. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë.
en
06:23
Përtej Mureve të Gurta
Përtej Mureve të Gurta79, Drame, E.Agolli, Sh.Berdellima : Pasi mbush 12 vjeç Asimeja e re detyrohet të rrijë e mbyllur në shtëpi. Familja e fejon me një të ri, të cilin nuk e kishte njohur kurrë më parë. Gjatë luftës një partizane e plagosur rri në shtëpinë e Asimesë. Bashke me te ajo vendos të dalë partizane.
en
07:38
Tomka dhe Shokët e Tij
Tomka dhe Shokët e Tij77, Dramë, Skenari: Nasho Jorgaqi, Regjisore: Xhanfize Keko. Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.
en
08:55
Rrugë Bardha
Rrugë të Bardha74, Dramë, M.Borova, R.Ljarja, Skenari: Vath Koreshi, Regjisor: Viktor Gjika. Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
en
10:24
Rruga e Lirisë
Rruga e Lirisë82, Dramë, R.Anagnosti, M.Ljarja : Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e çliruar për të marrë pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste. Atyre iu duhet një rrugë e vështirë për të kaluar midis armiqve në zonat ende të pushtuara dhe të mposhtin konceptet patriarkale e konservatore. Kjo është rrugë plot sakrifica, por njëkohësisht rruga e lirisë së gruas.
en
11:44
Duaje Emrin Tënd
Duaje Emrin Tënd84, Romancë, R.Bulku, P.Raidhi, Skenari: Nasi Lera, Regjisore: Kristaq Mitro, Ibrahim Mucaj.
en
12:52
Si Gjithë të Tjerët
Si Gjithë të Tjerët81, Dramë, Th.Filipi, T.Kurti, M.Makoçi : Vullneti i rritur në shtëpinë e fëmijës sapo ka mbaruar ushtrinë dhe duhet të zgjidhë një sërë problemesh. Për këtë ai gjen mbështetje tek drejtoresha e shtëpisë së fëmijës dhe tek Nasho ustai i repartit ku ai punonte para ushtrisë, të cilët ndërhyjnë në familjen e Jetës, vajzës që ai dashuron.
en
13:55
Një Emër Midis Njerëzve
Një Emër Midis Njerëzve83, Dramë, B.Asqeriu, D. Hyskja : Film portret mbi figurën më të njohur të lëvizjes anti feudale të viteve 20 patriotit Avni Rustemi. Aktiviteti politik intensiv i Avni Rustemit jepet i lidhur ngushtë me atmosferën e tendosur të atyre viteve përpjekjet e forcave progresiste të kombit që çuan në Revolucionin Borgjez të 1924.
en
15:21
Gjeneral Gramafoni
Gjeneral Gramafoni78, Dramë, B.Lako, G.Radoja, K.Roshi : Në mesin e viteve 30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre, të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halit Berati është punëtor.
en
17:11
Shoku ynë Tili
Shoku ynë Tili81, Dramë, Sh.Fejzo, E. Janushi : Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën dhe i sjell shqetësime sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë durim dhe takt në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.
en
18:31
Plagë të Vjetra
Plagë të Vjetra68, Dramë, R.Anagnosti, N.Frashëri : Gjini një plak malësor shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb që i ka mbetur si suvenir nga një gjakmarrje e vjetër. Por, kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave. Vera në këtë kohë po përjeton një dramë familjare, për shkak të vendimit që merr i shoqi Naimi për të punuar në minierën e Kurbneshit.
en
20:05
Çifti i Lumtur
Çifti i Lumtur75, Familjar, N.Kanxheri, T.Kurti : Një komedi për jetën e viteve 70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga një fe tjetër. Por, më në fund dorëzohet.
en
21:23
Njeriu i Mirë
Njeriu i Mirë82, Romancë, B.Asqeriu, E.Alikaj, V.Furxhi : Filmi është përqëndruar tek tre personazhe Kiço, Telo dhe Vera e motra e Kiços dhe e dashura e Telos. Telo dhe Vera para se të finalizojnë dashurinë e tyre, kalojnë nëpër intrigat e thurura nga Kiço, i cili duke qënë egoist dhe karrierist nuk mund të pranojë martesën e së motrës me Telon, një punëtor i ndershëm që transferohet në një fshat të thellë.
en
22:29
Kapedani
Kapedani72, Komedi, A.Verria, N.Xhoja : Xha Sulo vjen në Tiranë për të takuar të birin e tij, i cili punon dhe jeton prej kohësh në kryeqytet. Qëndrimi i tij në metropol do të shoqërohet nga një konflikt gjeneratash, përfshirë dhe atë gjinor. Albert Verria, aktori që luan rolin e xha Sulos së moshuar, është nën 40 vjeç në atë periudhë.
en

Przewodnik - niedziela, 26.05.2024

00:08
Shtëpia Jonë e Përbashkët
Shtëpia Jonë e Përbashkët81, Dramë, Gj.Lala, S.Pitarka : Në familjen e Kozma Selitës çdo pjesëtar është i dhënë me pasion pas punës së tij. Mamaja Vita është rrobaqepëse, djali më i madh Xhoxhi punon në rafinerinë e naftës, Aurora është farmaciste dhe Vaso naftëtar. Flonja dashuron Vason, por ajo do që Vaso të heqë dorë nga të qënit naftëtar. Por, Vaso i edukuar me dashurinë ndaj profesionit të tij nuk mund të pajtohet me interesat e Flonjës.
en
01:17
Unë e Dua Erën
Unë e Dua Erën91, Dramë, N.Xhepa, L.Xhuvani, M.Shanaj. Skenari: Besa Myftiu, Regjisor: Albert Minga.
en
02:46
Vdekja e Burrit
Vdekja e Burrit91, Dramë, J.Aliaj, S.Pitarka, K.Roshi : Një ambasador del në pension dhe vendos të kthehet të jetojë në fshatin e lindjes të cilin nuk e ka vizituar gjatë 20 viteve të fundit. Ai bindet për hendekun e madh që ekziston midis tij dhe shokëve të dikurshëm të fëmijërisë. Dhe për këtë arsye mbyllet në shtëpi në qilarin e fëmijërisë ku luante dikur me shokët e tij.
en
04:28
Shirat e Vjeshtës
Shirat e Vjeshtës84, Dramë, R.Arbana, K.Çaushi : Në digën e një hidroçentrali të rendësishëm ndërpritet puna në një kohë me shira të paparashikuara dhe rrezikohet kështu siguria e projektit. Kjo situatë rëndon më shumë në kryeprojektuesin ing. Ilirin, i cili bashkë me shokët bën të pamundurën për të dalë nga kjo situatë e vështirë.
en
05:44
Në Prag të Jetës
Në Prag të Jetës85, Romancë, R.Ljarja, P.Lumani. Regjisor: Piro Milkani. Dy të rinj Ardi dhe Rina e pëlqejnë njëri tjetrin. Ata janë në hapat e parë të jetës së tyre si të rritur. Filmi trajton probleme shoqërore rolin e komunitetit në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve.
en
06:57
Toka Jonë
Toka Jonë64, Lufte,M.Ashiku, M.Logoreci : Ngjarjet zhvillohen në një fshat të Shqipërisë së Veriut në vitet e para të pasluftës. Nënë Lokja kthehet pas shumë vitesh pranë fëmijëve të saj me shpresë se pas kësaj do të jetojë së bashku. Por, i biri i saj Leka i ndikuar nga Tuc Maku e ridëbon atë nga shtëpia. Për të grabitur tokën e kësaj familjeje ai ka vrarë me pabesi babanë e tre fëmijëve dhe burrin e Lokes dhe kur nuk ia arrin qëllimim me Loken, e cila në rininë e saj ka qënë një malësore e bukur, e ndan nga fëmijët. 
en
08:15
Streha e Re
Streha e Re77, Dramë, A. Cerma, P. Raidhi, S. Pitarka : Sigurimi i bukës së re në një fshat malor është shumë i vështirë. Filmi bën fjalë për periudhën kur hidhet parulla për realizimin e detyrave. Një linjë tjetër që ndiqet në film është linja e dashurisë së Bido traktoristit me Verkën.
en
09:33
Vdekja e Burrit
Vdekja e Burrit91, Dramë, J.Aliaj, S.Pitarka, K.Roshi : Një ambasador del në pension dhe vendos të kthehet të jetojë në fshatin e lindjes të cilin nuk e ka vizituar gjatë 20 viteve të fundit. Ai bindet për hendekun e madh që ekziston midis tij dhe shokëve të dikurshëm të fëmijërisë. Dhe për këtë arsye mbyllet në shtëpi në qilarin e fëmijërisë ku luante dikur me shokët e tij.
en
11:15
Nusja dhe Shtetrrethimi
Nusja dhe Shtetrrethimi78, Dramë, R.Bulku, Ll.Serbo. Skenari: E.Kadare. Shpresa shkon në një shtëpi bashkëpunëtorësh të fashizmit për të shitur qëndisma, dhe kryen një atentat të rëndësishëm. Pas kësaj i duhet të dalë në ilegalitet e veshur si nuse. Për këtë ajo ndihmohet nga shokët me të cilët ka bashkëpunuar për atentatin. Kështu Shpresa shpëton nga shtetrrethimi.
en
12:13
Shkëlqim i Përkohshëm
Shkëlqim i Përkohshëm88, Xh.Zeneli, R.Gjeka : Rikthimi dhe vendosja përfundimtare në fshatin e lindjes është e padëshirueshme për të riun Danja, i cili ka kaluar disa vite në qytet. Danja ëndërron vazhdimisht për qytetin dhe fillon përpjekjet për tu larguar nga fshati.
en
13:30
Lulëkuqet mbi Mure
Lulëkuqet mbi Mure76, Dramë, T.Flloko, E.Dauti : Skenari: Petraq Qafzezi, Regjisor: Dhimiter Anagnosti. Jetimët e një strehe varfnore nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre pastrojnë neper rruge,gjate nates, parrullat që komunistet kanë shkruar ne mure, kundër fashizmit. Te nxitur dhe nga nje antetat i kryer kunder nje oficeri italian nga ana e komunisteve ilegale,katër shokë të vegjël Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit njeri prej jetimeve, i quajtur Sulo,te cilin kujdestari e kishte vene per te spiunuar shoket, përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.
en
15:08
Ndërgjegjia
Ndërgjegjia72, Luftë, R.Anagnosti, G.Kamja : Fitimi punon si mekanik në një oficinë. Nga pakujdesia ai le pa rregulluar frenat e një kamioni dhe i shkakton një aksident Petros shoferit të kamionit. Petro do të ndëshkohet për pakujdesi. Fitimin fillon ta brejë ndërgjegja por e ka të vështirë të pranojë fajin. E fejuara e tij i jep kurajë për të treguar të vërtetën.
en
16:21
Tela për Violinë
Tela për Violinë87, Komedi, M.Bega, M.Bozgo , V.Gjoça : Andoni një violinist i ri po studion seriozisht për konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Por, Kozmai i ati, i cili mendon se i biri nuk mund ta fitojë konkursin pa ndërhyrje lëshon alarmin dhe mobilizon të gjithë miqtë dhe të afërmit. Muço kryetari i komisionit nuk është në gjëndje të gjykojë me mendje të kthjellët dhe e shfryn të gjithë zemërimin tek violinisti i ri i talentuar.
en
17:15
Unë e Dua Erën
Unë e Dua Erën91, Dramë, N.Xhepa, L.Xhuvani, M.Shanaj. Skenari: Besa Myftiu, Regjisor: Albert Minga.
en
18:43
Taulanti Kërkon një Motër
Taulanti Kërkon një Motër84, Familjar, Y.Mujo, V.Zhusti, Regjia : Xh. Keko. Taulanti katër vjeçar, fëmija i vetëm i një familje kërkon një motër. Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Por dalëngadalë, dëshira e tij u pëlqen prindërve të cilët kuptojnë se duhet ta shohin kërkesën e tij më me seriozitet dhe vëmëndje.
en
19:58
Shirat e Vjeshtës
Shirat e Vjeshtës84, Dramë, R.Arbana, K.Çaushi : Në digën e një hidroçentrali të rendësishëm ndërpritet puna në një kohë me shira të paparashikuara dhe rrezikohet kështu siguria e projektit. Kjo situatë rëndon më shumë në kryeprojektuesin ing. Ilirin, i cili bashkë me shokët bën të pamundurën për të dalë nga kjo situatë e vështirë.
en
21:13
Rrethimi i Vogël
Rrethimi i Vogël86, Familjar, M.Borova, S.Bratko : Agroni kryetari i ri i komitetit ekzekutiv të rrethit ndjehet i rrethuar nga ndikimi i Frosës së vjehrrës dhe disa të afërmve dhe miqve, të cilët duan ta shfrytëzojnë postin e Agronit për interesat e tyre personale.
en