Film Hits

Film Hits

Albania

TV gidas - Ketvirtadienis, 2024-05-09Dabar

00:20
Ekzorcisti i Papës
Frymëzuar nga historia e vërtetë e At Gabriele Amorth, kryeekzorcisti i Vatikanit (Russell Crowe). Ai heton posedimin e një fëmije dhe zbulon një komplot shekullor që Vatikani është përpjekur ta mbajë sekret me çdo kusht.
sq
02:00
Një kufomë për mbijetesë
Komedi, dramëPaul Dano, Daniel Radcliffe. Një njeri i bllokuar në një ishull të shkretuar, gjen në breg kufomën e një njeriu dhe fillon bashkë me të një rrugëtim të jashtëzakonshëm për t'u rikthyer në shtëpi.
sq
03:40
Mjeshtri i parasë
ThrillerGeorge Clooney, Julia Roberts. Drejtpërdrejt në televizion me programin e tyre 'Mjeshtri i parasë', drejtuesi Li Gejts dhe producentja Pati Fen, përballen me një situatë të rrezikshme kur merren peng nga një njeri që ka humbur gjithçka.
sq
05:20
I paftuar në hapësirë
Anna Kendrick, Toni Collette, Daniel Dae Kim. Tre astronautë janë nisur drejt një mision në Mars. Ata do të përballen me një zgjedhje shumë të vështirë, kur një pasagjer klandestin rrezikon jetën e të gjithëve në bord.
sq
07:15
Bashkëshorti i humbur
Bazuar në romanin e shkrimtares së njohur, Katherine Center. Me Leslie Bibb, Josh Duhamel. Një grua përpiqet të nisë një fillim të ri pas vdekjes së bashkëshortit dhe transferohet me dy fëmijët në fermën e tezes së saj në Teksas. Jeta në fermë nuk është e lehtë, por dikush do ta ndihmojë atë, të përshtatet me jetën e saj të re, të harrojë traumat e të kaluarës dhe të dashurojë përsëri.
sq
09:05
Tetris
Bazuar në historinë e vërtetë rreth garës për të licencuar dhe patentuar videolojën Tetris, në fund të viteve 1980, gjatë Luftës së Ftohtë. Kur Henk Rogers, zbulon video lojën Tetris, në vitin 1988, ai dashurohet dhe fiksohet pas saj. Rogers vendos të udhëtojë në Bashkimin Sovjetik, për tu takuar dhe bindur shpikësin e lojës Alexey Pajitnov, për të përhapur lojën në mbarë botën.
sq
11:05
Princesha
Kur një princeshë bukuroshe (Joey King) rrefuzon të fejohet me djalin e pamëshirshëm të një diplomati, atë e mbyllin pa dëshirën e saj, në kullën më të lartë të mbretërisë. Por askush nuk e di, se Violeta nuk është një princeshë e thjeshtë, por e trajnuar që në vogëli për të qënë luftëtare. Tani ajo duhet të shpëtojë veten, familjen dhe mbretërinë, me çdo kusht.
sq
12:35
Në botën e ëndrrave
Një përshtatje e librit "I vogli Nemo". Ju ftojmë në botën e ëndrrave! Mbasi gjen një hartë sekrete, adoleshentja e guximshme Nemo bashkë me Flipin, do të udhëtojnë në dimensionin e ëndrrave, për të gjetur një "thesar" të çmuar që do t'i plotësojë asaj dëshirën më të madhe: të shohë përsëri babanë e saj të ndjerë!
sq
14:30
Elementet
Në qytetin e quajtur "Element", banorët e zjarrit, ujit, tokës dhe ajrit, jetojnë të lumtur, por me një kusht, të mos ngatërrohen kurrë me njëri-tjetrin. Amber, një vajzë e re, mendjemprehtë, e zjarrtë dhe Uejdi, një djalë prej uji, argëtues, i shkathët, miqësohen dhe kuptojnë diçka elementare: sa shumë gjëra të përbashkëta që kanë.
22%
sq
16:05
Kali i Luftës Një
Një helikopter i ekipit SEAL rrëzohet gjatë një misioni shpëtimi në Afganistan. Ushtaraku i vetëm i mbijetuar, duhet t'u shmanget kryengritësve armiqësor dhe të çajë në terren të ashpër. Misioni i tij: të dorëzojë gjallë, një fëmijë të traumatizuar.
sq
18:10
Muratori
Dikush po vret gazetarët e huaj dhe po e bën CIA-n të duket përgjegjëse. Bota, e bindur se CIA qëndron me të vërtetë pas këtyre krimeve, gradualisht po bashkohet kundër Shteteve të Bashkuara. Tani, i vetmi agjent i aftë për të zgjidhur këtë situatë, është ish agjenti, Vail (Aaron Eckhart).
sq
20:00
Qepa e qelqit: Misteri i thikave pas shpine
Me Daniel Craig, Edward Norton, Kate Hudson etj. Miliarderi Miles Bron fton miq të ndryshëm për një arratisje disa ditore, në ishullin e tij privat dhe luksoz në Greqi. Por kur dikush papritur, rezulton i vrarë, detektivi Benoit Blanc merr situatën në dorë dhe nis të hetojë çështjen.
sq
22:15
Plani familjar
Dan Morgan (Mark Wahlberg) është një ish vrasës elitar i policisë, i cili e ka hedhur të kaluarën pas krahëve dhe bën një jetë të qetë me familjen e tij. Por kur ai vihet në shënjestrën e kriminelëve, Dan improvizon një udhëtim familjar në Las Vegas për tu fshehur, por rrugës, detyrohet ti tregojë familjes së tij të vërtetën.
sq

TV gidas - Penktadienis, 2024-05-10

00:10
Kopshtari
Narvel (Joel Edgerton), një kopështar i qetë dhe misterioz, kujdeset për kopshtet e një familjeje të pasur. Qetësia do të trazohet, kur e zonja e shtëpisë i kërkon që t'i mësojë kopshtarinë Majës, mbesës së saj problematike. Që nga ky çast, sekrete të errëta do të dalin në sipërfaqe, nga një e kaluar e dhunshme që i kërcënon të gjithë.
sq
02:00
Taktikat e dashurisë 2
Gjatë një bisede në çift, Asli i tregon Kerem-it se ajo nuk e mendon martesën si një domosdoshmëri. Por, kur ai papritmas pajtohet me këtë ide, ajo planifkon një lojë të re me shoqet e saj për ta manipuluar atë që t'i propozojë.
sq
03:45
Sulmi i Peshkaqenit
Një grup miqsh që po shijojnë mbrëmjen në plazhet e Meksikës, vjedhin disa motorrë uji dhe garojnë në det të hapur. Por argëtimi kthehet në horror, kur ata aksidentohen me njëri-tjetrin, plagosen, dëmtojnë motorrët dhe mbi të gjitha ndodhen në ujërat e peshkaqenëve.
sq
05:15
Planeti i Majmunëve: Lufta
Andy Serkis, Woody Harrelson. Çezari dhe majmunët e tjerë detyrohen të përfshihen në një konflikt vdekjeprurës me një ushtri njerëzish të drejtuar nga një kolonel i pashpirt. Beteja e tyre epike do të vendosë fatin e secilës racë...
sq
07:30
Ivani i madhërishëm
FantaziBazuar në librin e vlerësuar për fëmijë me të njëjtin titull. Një gorillë me emrin Ivan përpiqet të kujtojë të kaluarën e tij me ndihmën e një elefanti me emrin Stela, ndërkohë që ata krijojnë një plan për të shpëtuar nga robëria.
sq
09:00
Trajtim mbretëror
Izi është një parukiere shumë e talentuar nga Nju Jorku. Asaj i jepet mundësia për të punuar në dasmën e princit simpatik Tomas. Kur askush nuk e priste, mes tyre lind një ndjenjë e vecantë, por a do të triumfojnë detyrimet apo dashuria?
sq
10:30
Sa vlen jeta
Michael Keaton, Amy Ryan, Stanley Tucci. Bazuar në ngjarje të vërteta. Një avokat në Uashington, do të ballafaqohet me detyrën më të vështirë të jetës së tij: Të vendosë se si do të llogaritet kompensimi i familjeve të prekura nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.
sq
12:25
Djemtë në të njëjtën varkë
Me regji nga George Clooney. Joel Edgerton, Callum Turner. Bazuar në novelën e Daniel James Brown. Një histori vërtetë frymëzuese nga ekipi i kanotazhit të Universitetit të Uashingtonit. Në vitin 1936, kulmi i Depresionit të Madh, kur askush nuk kishte besim, ata fituan medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Verore në Berlin kundër rivalëve elitarë nga e gjithë bota.
sq
14:26
Drejtësi për familjen
Një burrë (Jason Momoa) i shkatërruar nga humbja e bashkëshortes, zotohet të bëjë drejtësi për vdekjen e saj, ndërkohë që i duhet të mbrojë vajzën e tij...
sq
16:10
Dashuri Shpëtimtare
Abigail Cowen, Tom Lewis, Eric Dane. Bazuar në romanin e Francine Rivers. Pas vdekjes tragjike të prindërve, Angel shitet për prostitucion që fëmijë. Neveritja dhe urrejtja për veten e shoqërojnë çdo ditë, deri kur takon Majkëllin dhe ajo zbulon se nuk ka dhimbje dhe plagë që dashuria nuk mund t'i shërojë...
sq
18:20
Lojë identitetesh
Ema (Kaley Cuoco) bën një jetë të lumtur bashkë me dy fëmijët dhe burrin e saj të mrekullueshëm Dave (David Oyelowo). Por qetësia familjare do të tronditet, pikërisht në ditë e përvjetorit të tyre, ku Dave rastësisht merr vesh jetën sekrete të gruas së tij, e cila është një vrasëse ndërkombëtare me pagesë.
sq
20:00
Harabeli i Kuq
Thriller, misterJennifer Lawrence. Dominika detyrohet të ndjekë 'Shkollën e Harabelave', 1 program sekret rus që përgatit rekrutët e rinj si të joshin dhe vrasin. Detyra e saj është që të afrohet me 1 agjent të CIA-s për të zbuluar identitetin e 1 spiuni.
sq