Ditari i Një SkandaliDramë; Cate Blanchett, Judi Dench, Andrew Simpson; Në këtë dramë psikologjike ndërthuret epshi, xhelozia dhe hakmarrja. Barbara Kovet është një mësuese historie në një gjimnaz në Londër. Ajo është shumë e zgjuar, dominuese dhe me një personalitet të fortë, shpesh priret t'i bëjnë të tjerët të ndihen inferiorë. Gjithashtu Barbara ka pasion që të shkruajë në ditarin e saj të gjithë veprimet e njerëzve që e rrethojnë. Kur Sheba Hart, një femër e zgjuar dhe tërheqëse në mes të 30-ve, punësohet si mësuese në të njëjtin gjimnaz, Barbara besin se ka gjetur dikë që ia vlen ta bëjë shoqe, edhe pse zhgënjehet shpejt kur zbulon se Sheba ka një burrë dhe dy fëmijë.