Ansambli StinëtKoncert; Muzika e dhomës jehon nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombetar të Muzikës së Dhomës, ku performojnë artistë shqiptarë, italianë, grekë, gjermanë e austriakë. Në repertorin e koncerteve do të dëgjojmë pjesë të zgjedhura klasike midis të cilave do të ketë edhe vepra të kompozitorëve të mirënjohur shqiptarë si Prenk Jakova dhe Çesk Zadeja.