Film Hits

Film Hits

Albania

ТБ-гід - середа, 08.05.24Зараз

01:05
Mesjetari
Biografi, luftëBen Foster, Michael Caine. Frymëzuar nga historia e vërtetë e komandantit çek të shekullit të pesëmbëdhjetë, Jan Ikës, një prej luftëtarëve më të mëdhenj në histori. Ai do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, duke mundur ushtritë e Urdhrit Teutonik dhe e ushtrinë e madhe të Perandorisë së Shenjtë Romake.
sq
03:15
Lamtumirë Franceze
Komedi, DramëMichelle Pfeiffer, Lucas Hedges. Një grua e ve, pjesë e shoqërisë së lartë të Manhatanit, mbledh paratë e fundit që i kanë mbetur nga trashëgimia e burrit dhe transferohet në Paris me djalin dhe macen e saj.
sq
05:05
Krishtlindje magjike
Fantazi, muzikalNë qytetin e Kobeltonit, ndërtuesi legjendar i lodrave, Xheronikus Xhangëll bën shpikje fantastike, plot çudira. Por kur nxënësi i tij i besuar vjedh krijimin e tij më të çmuar, është në dorën e mbesës së tij, për të ringjallur magjinë.
sq
07:05
Fëmijët Spiunë: Armagedoni
Fëmijët e agjentëve sekretë më të mirë në botë, ndihmojnë padashur një biznesmen të fuqishëm video-lojërash, të shpërndajë një virus kompjuterik që i jep atij kontrollin absolut të teknologjisë. Tani, motër e vëlla, duhet të bëhen edhe ata spiunë, për të shpëtuar prindërit edhe botën.
28%
sq
08:40
Martohu me mua
Jennifer Lopez, Owen Wilson, Maluma. Superyjet e muzikës, Kat Valdez dhe Bastian kanë vendosur të martohen para fansave, në koncertin e tyre të fundit. Por disa sekonda përpara Zotimit, Kat mëson se Bastian e ka tradhtuar, ndaj ajo vendos të martohet me një të panjohur nga turma.
sq
10:30
Flamin' Hot: Shija që ndryshoi historinë
Regjisore: Eva Longoria. Kjo është historia frymëzuese, e krijuesit të patatinave Hot Cheetos. Djali i një emigranti meksikan, Richard Montanez, portier në një fabrikë patatinash, arriti me idenë e tij, të thyente rregullat standarte të industrisë ushqimore dhe ta kthente Hot Cheetos në një fenomen global të kulturës pop.
sq
12:10
Dashuri Qenushësh
Pas një takimi të parë që nuk shkoi siç pritej, Nicole (Lucy Hale) dhe Max (Grant Gustin) largohen me mendimin për të mos i folur më kurrë njëri-tjetrit. Derisa ata mësojnë se qeni i Nicole ka lënë shtatzënë qenin e Maksit, dhe janë të detyruar të bashkë-prindërojnë qenushët që po vijnë në jetë.
sq
13:55
Braitët
Aksion, fantazi, thrillerWill Smith. Në një botë alternative ku njerëzit bashkëjetojnë me krijesa mitike, dy detektivë zbulojnë gjatë një nate patrullimi një elf të tmerruar që mban një artefakt magjik, për të cilin, duket se të gjithë janë të gatshëm të vrasin...
sq
15:50
Kohë për veten
Kevin Hart, Mark Wahlberg, Regina Hall. Kur gruaja dhe fëmijët e tij largohen për disa ditë, një baba i përkushtuar ndaj familjes, për herë të parë mbetet vetëm. Miku i tij i vjetër ka ditëlindjen dhe e fton të festojnë për një fundjavë të çmendur dhe të egër.
sq
17:30
Gruaja e Mrekullive 1984
Aksion, aventurë, fantaziMe Gal Gadot. Diana, një superheroinë që vepron vetëm në fshehtësi duhet të mbledhë të gjithë forcën, mençurinë dhe guximin e saj për të shpëtuar njerëzimin nga dy kërcënime shkatërruese.
sq
20:00
Hajdutët Ndërkombëtarë
Dwayne Johnson, Ryan Reynolds, Gal Gadot. Agjenti special i FBI-së John Hartley është në ndjekje të hajdutes më të kërkuar të artit në botë, e cila është gjithmonë një hap para tij. Për t'ja dalë mbanë, ai duhet të bashkëpunojë me hajdutin nr 2 të artit në botë...
sq
21:50
Lojërat e Urisë: Balada e Harabelit dhe Gjarprit
Bazuar në romanin e Suzanne Collins, rikthehet filmi shumë i ndjekur "Lojërat e Urisë", në ciklin e tij të 5-të. Aktorë: Hunter Schafer, Jason Schwartzman, Viola Davis, Rachel Zegler. Historia e Coriolanus Snow, vite përpara se ai të bëhej Presidenti tiranik i Panem. I pashëm dhe i guximshëm, Coriolanus sheh një shans për një ndryshim në fatin e tij kur ai zgjidhet të jetë mentori i Lucy Grey Bair
sq

ТБ-гід - четвер, 09.05.24

00:20
Ekzorcisti i Papës
Frymëzuar nga historia e vërtetë e At Gabriele Amorth, kryeekzorcisti i Vatikanit (Russell Crowe). Ai heton posedimin e një fëmije dhe zbulon një komplot shekullor që Vatikani është përpjekur ta mbajë sekret me çdo kusht.
sq
02:00
Një kufomë për mbijetesë
Komedi, dramëPaul Dano, Daniel Radcliffe. Një njeri i bllokuar në një ishull të shkretuar, gjen në breg kufomën e një njeriu dhe fillon bashkë me të një rrugëtim të jashtëzakonshëm për t'u rikthyer në shtëpi.
sq
03:40
Mosul
Kur ISIS u rrëmbeu shtëpitë, familjet dhe qytetin, një grup burrash luftoi që t'u rikthente qytetarëve atë që u përkiste. Bazuar në ngjarje të vërtetë, kjo është historia e skuadrës SWAT të Irakut, një njësi policie renegate, e cila zhvilloi një operacion gueril kundër ISIS në një luftë të dëshpëruar për të shpëtuar qytetin e tyre të lindjes, Mosul.
sq
05:20
I paftuar në hapësirë
Anna Kendrick, Toni Collette, Daniel Dae Kim. Tre astronautë janë nisur drejt një mision në Mars. Ata do të përballen me një zgjedhje shumë të vështirë, kur një pasagjer klandestin rrezikon jetën e të gjithëve në bord.
sq
07:15
Bashkëshorti i humbur
Bazuar në romanin e shkrimtares së njohur, Katherine Center. Me Leslie Bibb, Josh Duhamel. Një grua përpiqet të nisë një fillim të ri pas vdekjes së bashkëshortit dhe transferohet me dy fëmijët në fermën e tezes së saj në Teksas. Jeta në fermë nuk është e lehtë, por dikush do ta ndihmojë atë, të përshtatet me jetën e saj të re, të harrojë traumat e të kaluarës dhe të dashurojë përsëri.
sq
09:05
Tetris
Bazuar në historinë e vërtetë rreth garës për të licencuar dhe patentuar videolojën Tetris, në fund të viteve 1980, gjatë Luftës së Ftohtë. Kur Henk Rogers, zbulon video lojën Tetris, në vitin 1988, ai dashurohet dhe fiksohet pas saj. Rogers vendos të udhëtojë në Bashkimin Sovjetik, për tu takuar dhe bindur shpikësin e lojës Alexey Pajitnov, për të përhapur lojën në mbarë botën.
sq
11:05
Princesha
Kur një princeshë bukuroshe (Joey King) rrefuzon të fejohet me djalin e pamëshirshëm të një diplomati, atë e mbyllin pa dëshirën e saj, në kullën më të lartë të mbretërisë. Por askush nuk e di, se Violeta nuk është një princeshë e thjeshtë, por e trajnuar që në vogëli për të qënë luftëtare. Tani ajo duhet të shpëtojë veten, familjen dhe mbretërinë, me çdo kusht.
sq
12:35
Në botën e ëndrrave
Një përshtatje e librit "I vogli Nemo". Ju ftojmë në botën e ëndrrave! Mbasi gjen një hartë sekrete, adoleshentja e guximshme Nemo bashkë me Flipin, do të udhëtojnë në dimensionin e ëndrrave, për të gjetur një "thesar" të çmuar që do t'i plotësojë asaj dëshirën më të madhe: të shohë përsëri babanë e saj të ndjerë!
sq
14:30
Elementet
Në qytetin e quajtur "Element", banorët e zjarrit, ujit, tokës dhe ajrit, jetojnë të lumtur, por me një kusht, të mos ngatërrohen kurrë me njëri-tjetrin. Amber, një vajzë e re, mendjemprehtë, e zjarrtë dhe Uejdi, një djalë prej uji, argëtues, i shkathët, miqësohen dhe kuptojnë diçka elementare: sa shumë gjëra të përbashkëta që kanë.
sq
16:05
Kali i Luftës Një
Një helikopter i ekipit SEAL rrëzohet gjatë një misioni shpëtimi në Afganistan. Ushtaraku i vetëm i mbijetuar, duhet t'u shmanget kryengritësve armiqësor dhe të çajë në terren të ashpër. Misioni i tij: të dorëzojë gjallë, një fëmijë të traumatizuar.
sq
18:10
Muratori
Dikush po vret gazetarët e huaj dhe po e bën CIA-n të duket përgjegjëse. Bota, e bindur se CIA qëndron me të vërtetë pas këtyre krimeve, gradualisht po bashkohet kundër Shteteve të Bashkuara. Tani, i vetmi agjent i aftë për të zgjidhur këtë situatë, është ish agjenti, Vail (Aaron Eckhart).
sq
20:00
Qepa e qelqit: Misteri i thikave pas shpine
Me Daniel Craig, Edward Norton, Kate Hudson etj. Miliarderi Miles Bron fton miq të ndryshëm për një arratisje disa ditore, në ishullin e tij privat dhe luksoz në Greqi. Por kur dikush papritur, rezulton i vrarë, detektivi Benoit Blanc merr situatën në dorë dhe nis të hetojë çështjen.
sq