TV-guide - fredag, 10-05-2024Nu

03:00
Magjia e Andeve - Sezoni 1 Episodi 3
Magjia e Andeve - Sezoni 1 Episodi 3Andet do të na çojnë në Bolivi, vendin e Salar de Uxhunit, kripërishta më e madhe e planetit, dhe në La Paz, ku një teleferik të jep një këndvështrim tjetër të rrafshnaltës së Andeve.
en
03:26
Shtëpi dhe Ide - Episodi 12
Shtëpi dhe Ide - Episodi 12Në këtë episod do të shohim tri shtëpi ku ndërthuret thjeshtësia dhe dëshira për elemente klasike. Ndërkohë, në fund të çdo vizite do të kemi edhe rubrikën e blerjeve, që frymëzohen nga idetë e shumta të huazuara gjatë vizitave të bëra.
en
03:53
Kuzhina Afro - Amerikane - Episodi 1 - Rrënjët Tona
Kuzhina Afro - Amerikane - Episodi 1 - Rrënjët TonaE vërteta është se shumë prej gatimeve të sotme amerikane, e kanë prejardhjen nga kuzhina, traditat dhe gjenialiteti afrikano-amerikan. Unë jam Stiven Saterfildi. Jam në një udhëtim në kërkim të rrëfimeve rreth gatimeve afrikano-amerikane dhe për t'u njohur me brezat e rinj që po ruajnë historinë tonë.
en
04:50
4 Elementët e Shijes - Episodi 4 - Nxehtësia
4 Elementët e Shijes - Episodi 4 - NxehtësiaPasi kthehet në shtëpi, Samini shkon në Kaliforni dhe përdor nxehtësinë për të çliruar ngjyra dhe shije të ndryshme të mishit dhe perimeve, madje do të gatuajë edhe me nënën e saj.
en
06:00
Shije Pice Episodi 1 - Sezoni 1
Shije Pice Episodi 1 - Sezoni 1Renato Bosko fton Filipo Venturin, një picajol nga Ferrara. finalist i emisionit "Emergente chef pizza 2023". Specialiteti i tij? Picë napolitane bashkëkohore!
en
06:25
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 1
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 1Klubi i "Cubs"-ave në Çikago, Shtëpia akuarium, Barka e dashurisë. Një admirues i sportit e ka kthyer bodrumin e tij në stadium sporti. Një pensionist ka një akuarium në dhomën e ndenjes. Një çift rindërton një barkë në lumin Tamiz.
en
06:55
Horoskopi për javën 06-12 Maj
Horoskopi për javën 06-12 MajGjithçka që ka të bëjë me shëndetin, punën, financat, jetën sociale dhe sentimentale.
en
07:04
Shtëpi e Re për 12 Orë - Episodi 5
Shtëpi e Re për 12 Orë - Episodi 5Ekipi bën një plan ambicioz për shtëpinë e një çifti shumë elegant. Ata krijojnë një vend të bukur plot argëtim.
en
07:48
Shtëpinë e Yjeve - Amanda Seyfried
Në Shtëpinë e Yjeve - Amanda SeyfriedPersonazhet më të famshëm të show biznesit na mirëpresin në shtëpinë e tyre për të folur rreth arredimit të saj.
en
08:02
Ndryshe, por të Shijshme - Episodi 5
Ndryshe, por të Shijshme - Episodi 5Një cikël dokumentarësh që ndërthur udhëtimin, gatimin dhe historinë. Në këtë episod David, eksploron mënyrat e ndryshme për Barbekju.
32%
en
08:49
Historia e një Dizajni - Episodi 58
Historia e një Dizajni - Episodi 58Një mekanizëm i pagabueshëm dhe i përsosur. Funksional dhe mjaft i mirë, mulliri i piperit mund të konsiderohet si "Formula 1" e kuzhinës.
en
08:55
Historia e një Dizajni - Episodi 59
Historia e një Dizajni - Episodi 59Është një objekt mjaft i njohur. Ai gjendet nëpër kafene dhe muze. Teknika e tij e prodhimit ishte revolucionare. Karrigia nr. 14.
en
09:03
Zbulimi i Vetes - Episodi 3
Zbulimi i Vetes - Episodi 3Socializimi: Një eksplorim se si fëmijët ndërtojnë marrëdhënie, nga lidhjet e para deri te miqësitë e vërteta afatgjatë.
en
09:48
Kopshte Magjepsëse - Episodi 8
Kopshte Magjepsëse - Episodi 8Në këtë episod, Aleni do të vizitojë Vo lë Vikoktin, atje ku do të takohet me përgjegjësin e kopshtit, Patrik Borzho, i cili do t'i flasë më shumë për historinë dhe të veçantat e këtij vendi.
en
10:04
Shije Amerikane Sezoni 1 Episodi 4
Shije Amerikane Sezoni 1 Episodi 4Populli gallah giçi i Karolinës së Jugut po lufton që të ruajë traditat e trashëguara nga paraardhësit, afrikano-veriorët që u detyruan të ishin skllevër.
en
10:40
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 3
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 3Shtëpia cirk, shtëpia e ricikluar dhe një muze fantashkencor. Një burrë e ka kthyer shtëpinë në cirk. Një çift krijuesish ka ndërtuar shtëpinë më të madhe kontejner në botë. Një admirues i fantashkencës inaguron një muze në bodrumin e shtëpisë.
en
11:12
Kuzhina Afro-Amerikane Sezoni 1 Episodi 2
Kuzhina Afro-Amerikane Sezoni 1 Episodi 2Ndodhemi në brigjet e ishullit Sallivan, që ka qenë ndalesa e parë e skllevërve, pasi vinin përmes portit të Çarlstonit. Ata që mbetën në Karolinën e Jugut, u skllavëruan për të punuar në plantacionet e orizit, që ishin burimi i parë i pasurimit të këtij vendi
en
12:04
Trupi i Njeriut: Bota e Brendshme - Episodi 4 - Sistemi Imunitar
Trupi i Njeriut: Bota e Brendshme - Episodi 4 - Sistemi ImunitarSistemi imunitar, i cili është thelbësor për mbijetesën tonë në çdo sekondë, është ajo pjesë e biologjisë sonë, që është më komplekse dhe kuptohet më pak, pasi është në ndryshim të vazhdueshëm. Ndërkohë që dalin armiq të rinj, ky sistem i përgjigjet sfidës dhe transformohet.
en
12:59
Në Tavolinën e Shefit Sezoni 6 Episodi 2
Në Tavolinën e Shefit Sezoni 6 Episodi 2Dario Çekini, me punën e tij si kasap dhe pronar restorantesh, i përcjell botës mesazhin që duhet vlerësuar çdo pjesë e kafshës me të cilën ushqehemi dhe se të ushqyerit në një tavolinë të përbashkët, është mënyra më e mirë për të kremtuar së bashku.
en
13:46
Dizajn dhe Ngjyra - Episodi 13
Dizajn dhe Ngjyra - Episodi 13Shtëpi sa bashkëkohore, aq edhe me stil të vjetër. Ngjyrat, detajet dhe pëlhurat e veçanta bëjnë diferencën. Ju tregojmë shtëpi jo si gjithë të tjerat.
en
14:04
Rezidencat Luksoze Të Pushimeve - Sezoni 1 Episodi 5
Rezidencat Luksoze Të Pushimeve - Sezoni 1 Episodi 5Keni nevojë për një vend ku nuk ka njeri përreth? Do të eksplorojmë një shtëpi elegante në Bahamas, një far të rrallë në Alaskë dhe një vend të izoluar në Karolinën e Jugut.
en
14:39
Sara's Makeup - Episodi 16
Sara's Makeup - Episodi 16Në episodin e gjashtëmbëdhjetë është e ftuar Mikaela Brokeri. Së bashku do të japin disa këshilla grimi.
en
15:14
Me Pamje nga Mesdheu - Episodi 5 - Costa Del Sol
Me Pamje nga Mesdheu - Episodi 5 - Costa Del SolCharlie Luxton kthehet në Spanjë, në Costa del Sol, një nga zonat më të vizituara të vijave bregdetare në Mesdhe duke eksploruar vendet dhe ndërtesat më të famshme të kësaj zone.
en
16:05
Magjia e Andeve - Sezoni 1 Episodi 1
Magjia e Andeve - Sezoni 1 Episodi 1Gjithçka nis në Tierra del Fuego, pikën më jugore në Tokë që ndodhet në Argjentinë dhe vazhdon në parkun magjepsës të Torres del Paines në Kili.
en
16:33
Ushqimet e Shpejta Latine - Episodi 3
Ushqimet e Shpejta Latine - Episodi 3Përveç tangos, futbollit dhe verës, argjentinasit e duan marrëzisht edhe ushqimin e rrugës, por tortijat me djathë të Pato Rodrigezit do t'i kishin zili edhe shefat më të njohur.
en
17:03
Ferma Vip - Përmbledhje Ditore 10 Maj
Ferma Vip - Përmbledhje Ditore 10 MajMomentet dhe ngjarjet kulmore, në një përditshme nga reality show i momentit, Ferma Vip. Një fermë gjigante, 16 konkurrentë VIP, në një eksperiment shumëdimensional që sfidon njeirun dhe personazhin.
en
17:37
Xhada Itali - Sezoni 2 Episodi 5
Xhada në Itali - Sezoni 2 Episodi 5Mirë se erdhët në Firence të Italisë! Më ndiqni në këtë sezon të dytë, për një ritakim të veçantë duke festuar me ushqim, së bashku me miqtë dhe familjen.
en
18:02
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 6
Shtëpi Magjepsëse - Sezoni 1 Episodi 6Shtëpia e kukullave, shtëpia e pikturave murale dhe apartamenti me mure të lëvizshme. Një shtëpi kukullash hollivudiane me përmasat e një shtëpie njerëzore. Dy piktorë bëjnë piktura murale shumëngjyrëshe. Një apartament model origami me mure të lëvizshme.
en
18:30
Udhëtim me Shije - Sezoni 2 Episodi 8
Udhëtim me Shije - Sezoni 2 Episodi 8Sot kemi qëndruar në Tiranë, pasi do të takojmë një zonjë shumë të veçantë, Violetën. Ajo do të na gatuajë dy lloje ëmbëlsirash Sallam-çokollatën dhe Biskota me pjeshkë.
en
19:10
Sekretet Franceze - Episodi 5
Sekretet Franceze - Episodi 5Gjatë udhëtimit të tij në Francë, Riku mbërrin në rajonet e Mesdheut, atje ku eksploron trashëgiminë e pasur të Rusijonit e po ashtu edhe kulturën dhe traditat e zonave kufitare, ku spanjollët kanë pasur një ndikim jo të vogël.
en
20:12
Çdo Gjë në Vendin e Vet Sezoni 1 Episodi 5
Çdo Gjë në Vendin e Vet Sezoni 1 Episodi 5Reta vendos që garazhin e saj ta shndërrojë në një hapësirë çlodhëse, por për këtë i duhet ndihma e Kleas dhe Xhoanës. Xhodi dhe Xhedi janë një çift i ri me tre fëmijë, që kanë ndërruar shumë shtëpi dhe më në fund, duan pak ndihmë me sistemimin e jetës dhe ambienteve të tyre. Xhedi punon kryesisht nga shtëpia dhe i duhet që ambienti të ngjajë më tepër me një zyrë dhe të ketë organizim dokumentesh.
en
20:54
Ana Tjetër e Medaljes - Sezoni 2 Episodi 5 - Çokollate e Hidhur
Ana Tjetër e Medaljes - Sezoni 2 Episodi 5 - Çokollate e HidhurPër shumë prej nesh, çokollata është kënaqësi e pastër. Të duket sikur ha një copëz parajse. Por historia e vërtetë e çokollatës është një rrjet furnizimi, ku luksi i përballueshëm prej nesh paguhet me mjerim dhe shfrytëzim.
en
21:51
Aventurat e Xhoanës - Episodi 4
Aventurat e Xhoanës - Episodi 4Pasi është ndaluar të hyjë në Kinë, rrugëtimi i Xhoanës përfundon në dy ish-republika sovjetike të Rusisë. Në fillim, Uzbekistani me kryeqytetin e tij modern, Tashkentin dhe më pas, Kirgistani me pamje idilike dhe tradita të hershme.
en