Tring Planet

Tring Planet

Albania

TV vodič - četvrtak, 16.05.2024

00:38
Amerika e Veriut - Episodi 4
Amerika e Veriut - Episodi 4Bregdeti më i egër. Në brigjet e detit vazhdon një betejë e ashpër që nuk ka fund, një kufi i pastër dhe i virgjër, me bukuri të rrallë. I thellë, magjepsës dhe përherë i ndryshueshëm. I hershëm dhe i paprekur, ky është bregdeti i Amerikës.
en
01:26
Planeti Perfekt - Episodi 1
Planeti Perfekt - Episodi 1Vullkanet. Në të gjithë sipërfaqen e planetit tonë, ka mbi 1.500 vullkane aktive. Pa dyshim që vullkanet janë shkatërruese. Por pa këto forcat nëntokësore, s'do të kishte një atmosferë, as oqeane. Nuk do të kishte tokë. As jetë! Ne nuk mund t'i kontrollojmë vullkanet, por janë jetike për të gjitha gjallesat në planetin Tokë.
en
02:18
Të Çuditshmit e Amerikës së Jugut - Episodi 3
Të Çuditshmit e Amerikës së Jugut - Episodi 3Amerika e Jugut është një tokë e pasur dhe e larmishme. Por mbijetesa nuk është e garantuar. Nga delfinët vrasës gjigantë, deri te macja më e madhe në Amerikë, ky kontinent i gjerë është një fushëbetejë për grabitqarët vdekjeprurës
en
03:02
Ishujt e Egër të Indonezisë - Episodi 4
Ishujt e Egër të Indonezisë - Episodi 4Atje ku aktiviteti vullkanik bashkohet me rrymat e forta oqeanike, ndodhet Indonezia, vendi i ekstremeve. Të izoluar nga paraardhësit e tyre të lashtë dhe ishujt aty pranë, bimët dhe kafshët janë zhvilluar me rezultate të mahnitshme. Teksa krijesat e njohura të rajonit jetojnë pa u fshehur, këto kafshë jashtëzakonisht të çuditshme dhe habitatet e tyre të fshehura krijojnë botët e fshehta të Indonezisë.
en
03:46
Kafshët - Sezoni 2 Episodi 1
Kafshët - Sezoni 2 Episodi 1Familja jonë e kafshëve! Të zgjuar, të ndjeshëm... Sa më shumë t'i njohim kushërinjtë tanë të egër, aq më shumë mësojmë për vetitë e tyre të jashtëzakonshme. Majmunët nuk janë vetëm mjeshtër të lojës së mbijetesës, por ata kanë ripërcaktuar edhe mënyrën se si luhet ajo lojë.
en
04:34
Planeti i Akullt - Sezoni 2 Episodi 3
Planeti i Akullt - Sezoni 2 Episodi 3Ekuatori. Ai përshkon pllajat e përcëlluara të Afrikës Lindore. Kjo është pika më e largët nga polet. Por edhe këtu janë të pranishëm akulli dhe dëbora. Lart në male. Çdo kontinent ka të tilla sipërfaqe të larta të mbushura me dëborë. Dhe secila prej tyre ka bashkësinë e saj të kafshëve, të cilat janë përshtatur sipas mënyrave të tyre me kushtet e vështira që shoqërojnë të ftohtin.
en
05:31
Perandoritë e Kafshëve - Episodi 5
Perandoritë e Kafshëve - Episodi 5Në mbretërinë e madhe të kafshëve, pjesëtarë të një specieje të caktuar grumbullohen e formojnë një grup dhe një tufë, kope apo trupë sundon në mënyrë supreme. Këto janë perandoritë e mëdha të kafshëve.
en
06:20
Japonia - Episodi 2
Japonia - Episodi 2Në jugun e largët të Japonisë ndodhet një varg ishujsh i cili shtrihet për 1200 kilometra drejt zonës tropikale. Këta ishuj janë të izoluar nga ujërat e Paqësorit dhe sundohen nga deti. Atje duhet ta jetosh jetën me një frymë tjetër. Sa më në jug të shkosh, aq më e çuditshme bëhet jeta
en
07:20
Meksika Festivali i Jetës - Episodi 1
Meksika Festivali i Jetës - Episodi 1Në zemër të Amerikës, atje ku bashkohen kontinentet, ndodhet një vend i mbushur me pasuri natyrore. Një vend me male madhështore, shkretëtira përvëluese dhe lumenj të fshehtë. Për t'ia dalë mbanë këtu, duhet shpirt dhe pasion. Ky është një vend plot ngjyra dhe kulturë, ku gëlon jeta. Kjo është Meksika.
en
08:20
Amerika e Egër Episodi 1 - Florida, Vendi i Aligatorëve
Amerika e Egër Episodi 1 - Florida, Vendi i AligatorëveNjë parajsë tropikale e krijuar mes zjarreve të ferrit. Kur natyra zemërohet, gjallesat gjejnë strehë në ujërat e Paqësorit. Mbijetesa varet nga aftësia e këtyre gjallesave për t'u përshtatur.
en
09:11
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 2 Episodi 7
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 2 Episodi 7Natyra është e mbushur me krijesa që kanë forma të jashtëzakonshme, por si është e mundur që forma e disave prej tyre u ka dhënë një avantazh? Në këtë cikël, do të tregojmë historitë e tyre si dhe arsyen pse ato kanë ngjallur mjaft kureshtje.
en
09:33
Kureshtje Natyrës - Sezoni 2 Episodi 8
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 2 Episodi 8Natyra është e mbushur me krijesa që kanë forma të jashtëzakonshme, por si është e mundur që forma e disave prej tyre u ka dhënë një avantazh? Në këtë cikël, do të tregojmë historitë e tyre si dhe arsyen pse ato kanë ngjallur mjaft kureshtje.
en
09:57
Mbretëria e Egër - Episodi 4
Mbretëria e Egër - Episodi 4Në një kreshtë të braktisur rëre në skaj të Mbretërisë së Egër, mbretëresha e hienave, Zalika, po planifikon hakmarrjen e saj ndaj Luanëve të Kënetës që e mbajnë klanin e saj në mërgim. Hienat nuk do të jetojnë më në hije.
en
10:51
Vendet më të Ashpra - Episodi 1
Vendet më të Ashpra - Episodi 1Antarktida, një shkretëtirë gjigante e akullt. Në aspektin e shirave, është vendi më i thatë në Tokë. Megjithatë, Antarktida mban më shumë se dy të tretat e ujit të planetit. Me temperatura të ulëta dhe me erëra të fuqishme, kontinenti më jugor është një habitat mjaft i ashpër, por edhe aty, jeta vazhdon dhe lulëzon.
en
11:47
Japonia - Episodi 3
Japonia - Episodi 3Në cep të Japonisë ndodhet një tokë e veçuar nga pjesa tjetër e vendit. Pika më e largët në veri. Ky është vendi i kafshëve të guximshme dhe shpirtrave të paepur njerëzorë. Ndonjëherë duhet të krijosh aleanca të pazakonta për të mbijetuar në Hokaido, në ishullin më të egër të Japonisë
en
13:48
Kafshët Mendjemprehta - Episodi 4
Kafshët Mendjemprehta - Episodi 4Miliona njerëzve u pëlqen t'i shohin kafshët e egra të botës të sillen në mënyra nga më të çuditshmet dhe më të mrekullueshmet. Po çfarë fshihet në thelb të këtyre sjelljeve të jashtëzakonshme? A është shkenca në gjendje të na shpjegojë se çfarë po ndodh në të vërtetë? Kërkimet e fundit nëpër botë, po na ndihmojnë të kuptojmë më shumë në lidhje me emocionet e kafshëve, marrëdhëniet, zgjuarsinë dhe komunikimin e tyre, më shpejt se kurrë më parë
en
14:50
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 4 Episodi 3
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 4 Episodi 3Në këtë episod, do të eksplorojmë jetën e dy nënave që lindin këlyshë me përmasa të pazakonta: Panda gjigante, këlyshi i së cilës, në krahasim me përmasat e saj, është më i vogli nga çdo gjitar tjetër, dhe kivi, që ka një nga vezët më të mëdha në botën e zogjve. Pse kanë pandat dhe kivit të vegjël me përmasa kaq ekstreme?
en
15:12
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 4 Episodi 4
Kureshtje të Natyrës - Sezoni 4 Episodi 4Në fillim të shekullit XIX, një kalë gjerman me emrin Hans bëri mjaft bujë sepse pretendohej se ai mund të bënte përllogaritje të ndërlikuara matematikore. Ndërkohë, të dhëna nga Kina na flasin për një specie të veçantë bambuje, që është në gjendje që t'i numërojë vitet. A mundet një kalë dhe një bimë të numërojnë vërtet?
en
15:38
Grabitqarët - Episodi 2
Grabitqarët - Episodi 2Në brigjet e Kanadasë, një grup arinjsh polarë dominojnë natyrën e egër dhe të ngrirë. Çdo vit, uria i shtyn ata drejt një udhëtimi epik, ndërkohë që përpiqen të zënë prenë e tyre të parapëlqyer, fokën.
en
16:35
Amerika e Veriut - Episodi 4
Amerika e Veriut - Episodi 4Bregdeti më i egër. Në brigjet e detit vazhdon një betejë e ashpër që nuk ka fund, një kufi i pastër dhe i virgjër, me bukuri të rrallë. I thellë, magjepsës dhe përherë i ndryshueshëm. I hershëm dhe i paprekur, ky është bregdeti i Amerikës.
en
17:27
Planeti Perfekt - Episodi 1
Planeti Perfekt - Episodi 1Vullkanet. Në të gjithë sipërfaqen e planetit tonë, ka mbi 1.500 vullkane aktive. Pa dyshim që vullkanet janë shkatërruese. Por pa këto forcat nëntokësore, s'do të kishte një atmosferë, as oqeane. Nuk do të kishte tokë. As jetë! Ne nuk mund t'i kontrollojmë vullkanet, por janë jetike për të gjitha gjallesat në planetin Tokë.
en
18:23
Horizontet e Afrikës së Egër - Episodi 1
Horizontet e Afrikës së Egër - Episodi 1Eksploroni peizazhin e pabesueshëm të kontinentit të Afrikës dhe jetën e egër e unike që i quan shtëpi këto ekosisteme kaq të larmishme.
en
19:15
Gjuetia Episodi 1 -Sfida më e Madhe
Gjuetia Episodi 1 -Sfida më e MadheKy episod eksploron mënyrat sesi grabitqarët si leopardi, krokodili, balena vrasëse dhe qentë e egër, përpiqen të kapin prenë e tyre.
en
20:08
Planeti Tokë - Episodi 4
Planeti Tokë - Episodi 4Planeti Tokë, ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë. Nga të gjithë planetet në Univers, vetëm në njërin dimë që ka jetë, quhet Tokë. Ndërmerrni një udhëtim një vjeçar bashkë me krijesat që ndajnë planetin me ne. Këtë dimër njihuni me fuqinë, madhështine dhe mrekullinë e Planetit Tokë.
en
21:02
Planeti Perfekt - Episodi 2
Planeti Perfekt - Episodi 2Dielli. Ekziston një reaktor bërthamor 148 milionë kilometra larg nesh. Ne e quajmë Dielli. Rrezet e tij udhëtojnë përmes hapësirës dhe arrijnë në Tokë për vetëm tetë minuta, duke siguruar jetë në të gjithë planetin
en
21:53
Sekretet e Stinëve - Episodi 1
Sekretet e Stinëve - Episodi 1Në këtë episod flitet për stinën e pranverës në planetin Tokë dhe për mënyrën se si kafshët dhe bimët reagojnë ndaj saj.
en