Meksika Festivali i Jetës - Episodi 1Në zemër të Amerikës, atje ku bashkohen kontinentet, ndodhet një vend i mbushur me pasuri natyrore. Një vend me male madhështore, shkretëtira përvëluese dhe lumenj të fshehtë. Për t'ia dalë mbanë këtu, duhet shpirt dhe pasion. Ky është një vend plot ngjyra dhe kulturë, ku gëlon jeta. Kjo është Meksika.