RTSH Shqip

RTSH Shqip

Albania

TV-gids - zaterdag, 11-05-24Nu

01:35
OSHËTIMË NË BREGDET
Dramë, luftë, Albania, 1966. Director: Hysen Hakani; Starring: Ndrek Luca, Kujtim Spahivogli, Agim Shuke, Sandër Prosi. Si shumë familje të tjera, edhe familja e Selimit është e përfshirë në lëvizjen antifashiste. Pikërisht kur njëri prej djemëve të tij joshet nga shpërblimet e ofruara, qëndrimi patriotik i babait dhe vëllezërve të tij do ta bëjnë t'i refuzojë ato dhe të bashkohet me lëvizjen.
sq
03:00
PLAGË VJETRA
Dramë, Albania, 1969. Director: Dhimitër Anagnosti; Starring: Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Rikard Ljarja, Naim Frashëri. Gjini, një plak malësor, shtrohet në spitalin e Tiranës për të hequr nga shpatulla një plumb, që i ka mbetur si kujtim nga një gjakmarrje e vjetër. Por kur mëson se operacionin do ta kryejë doktoreshë Vera, ai heziton nga mungesa e besimit në aftësitë e grave.
sq
04:35
NË ÇDO STINË
Dramë, Albania, 1978. Director: Viktor Gjika; Starring: Matilda Makoçi, Ndriçim Xhepa, Sheri Mita, Gëzim Rudi. Përmes amplitudave shpirtërore, filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e dy studentëve që dashurohen. Me karakteret që kanë pak a shumë në të njëjtën moshë, por edhe ndryshime midis njëri-tjetrit, filmi jep portretin e studentit të ri
sq
06:00
FAMILJA IME
Komedi, Albania, 1987. Director: Albert Xholi; Starring: Roza Anagnosti, Pandi Raidhi, Sheri Mita. Teto Kalina e mbetur vetëm pas vdekjes së të shoqit, sjell në shtëpinë e re traditat popullore të rregullit dhe sjelljes së mirë
sq
07:10
BARDHËSI
Dramë, Albania, 1986. Director: Besim Kurti; Starring: Rabie Hyka, Fane Bita, Perika Gjezi, Mario Ashiku, Ndrek Shkjezi. Dimri i vështirë i 1985 frymëzoi kineastët të realizonin këtë film. Historia e një vajze malësore që ndjek një kurs për infermiere në Tiranë dhe ka ngecur atje për shkak të motit të egër, ndërthuret me historinë e një grupi pilotësh që ndërmarrin një udhëtim të pazakontë në veri për një dërgesë të vështirë.
sq
07:55
FEJESA E BLERTËS
Romancë, Albania, 1984. Director: Ismail Zhabjaku; Starring: Mariana Kondi, Kadri Roshi, Ndrek Shkjezi, Fatbardh Smaja. Blerta, kapitene e skuadrës së volejbollit dashuron Mirin, shoferin e kooperativës. Por Miri qëllon të jetë edhe nipi i kryetares së kooperativës me vendndodhje në Tiranë. Huan Suka, një ngatërrestar dhe servil, bind të atin e Blertës që ta fejojë Blertën me nipin e kryetares.
sq
09:20
ËNDËRR PËR NJË KARRIGE
Komedi, Albania, 1984. Director: Fehmi Hoshafi; Starring: Luftar Paja, Shpëtim Shmili, Roland Trebicka, Jetmira Dusha. Një dëshirë e nëndrejtor Kolit, është të zëvendësojë drejtorin që ka dalë në pension. Por Kolin e shqetëson mendimi se mos e zë këtë vend Vjollca, kryetarja e degës së planit.
87%
sq
10:35
FJALË PA FUND
Komedi, Albania, 1986. Director: Spartak Pecani; Starring: Vladimir Muzha, Luiza Xhuvani, Marko Bitraku, Xhuljeta Kulla. Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
sq
11:55
NJË VONESË E VOGËL
Fëmijë, Albania, 1982. Director: Xhanfize Keko; Starring: Albana Markoziaj, Juna Tomorri, Gentian Bashi, Ermir Balla. Heronjtë e filmit janë një grup fëmijësh Besiana, Dorina, Ermali dhe Kliti, të cilët në 7 Mars, ditën e festës se mësuesit, nisen për në shtëpinë e mësueses së tyre, duke bërë kështu një rrugëtim plot aventura e situata të këndshme.
sq
12:40
NË SHTËPINË TONË
Dramë familjare, Albania, 1979. Director: Dhimitër Anagnosti; Starring: Eptan Lohja, Robert Ndrenika, Mimika Luca, Tatjana Leska. Miri, djali i vogël i një familjeje të thjeshtë, ka kuptuar se e motra e tij Ana, është e dashuruar me një djalë të ri. Kjo situatë që nuk i pëlqen aspak dhe e atë bën të rebelohet duke shkaktuar një dramë tek autoriteti prindëror, por dashuria e Anës fiton mbi të.
sq
13:55
AH VESHKAT E MIA
Teatër, Albania, 2003. Director: Kristaq Skrami; Starring: Astrit Mamaj, Ilirjan Aliu, Monika Lubonja, Vasil Godo. Ata janë dy miq, të ndryshëm nga njëri-tjetri, por që përpiqen të jetojnë me nder. Miqësia dhe dashuria e tyre arrin deri në sakrificë kur papritur ata ndodhen përpara dilemës, nëse do t‘i japin veshkat e tyre personit enigmatik ndërmjetës, për të fituar para.
sq
15:30
LULËKUQET MBI MURE
Dramë, Albania, 1976. Director: Dhimitër Anagnosti; Starring: Kadri Roshi, Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Pavlina Mani. Jetimët e një strehe vorfënore, nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, pastrojnë çdo natë parullat që njerëzit kanë shkruar kundër fashizmit. Katër shokë të vegjël: Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit, Sulo i vogël përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.
sq
17:05
ERA E NGROHTË E THELLËSIVE
Dramë, romancë, Albania, 1982. Director: Vladimir Prifti; Starring: Kadri Roshi, Xhevdet Ferri, Guljelm Radoja, Ilia Shyti. Një i ri, Arbeni, është në kërkim të një punë të përshtatshme, ndaj për këtë i kërkon ndihmë një miku të tij i cili e zvarrit çështjen. Ai detyrohet të shkojë në zyrën e punës, ku e caktojnë të punojë në minierë. Aty dashurohet me ndihmës mjeken e ndërmarrjes, por që e ka të vështirë t’i shprehet të atit të saj.
sq
18:30
NË PYJET ME BORË KA JETË
Dramë, Albania, 1978. Director: Rikard Ljarja; Starring: Rikard Ljarja, Marjeta Ljarja, Guljelm Radoja, Tonin Ujka, Ndrek Shkjezi. Luka transferohet në një qytezë veriore. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë miqësor dhe mikpritës, në të cilin ai dhe bashkëshortja e tij ndjehen shumë mirë.
sq
20:00
KAPEDANI
Komedi, Albania, 1972. Director: Muharrem Fejzo; Starring: Albert Vërria, Nikolin Xhoja, Flora Mërtiri, Zagorka Shuke. Një nga rolet më emblematikë të Albert Vërrisë. Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Ai vendos të kërkojë"të drejtat "e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon, bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.
sq
21:40
MAO CE DUN
Film shqiptar, Albania, 2007. Director: Besnik Bisha; Starring: afFadil Hasa, Miola Sitaj, Ola Sadiku, Marko Bitraku, Vangjel Toçe. Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël në Shqipëri në vitet'70, ku përveç jetësës civile të mirë organizuar të banorëve, ndeshemi edhe me një komunitet të vogël ciganësh. Rrjedha e qetë e jetës së tyre trazohet nga lindja e një fëmije. Emri i tij është Mao Ce Dun
sq
23:10
NË PYJET ME BORË KA JETË
Dramë, Albania, 1978. Director: Rikard Ljarja; Starring: Rikard Ljarja, Marjeta Ljarja, Guljelm Radoja, Tonin Ujka, Ndrek Shkjezi. Luka transferohet në një qytezë veriore. Luka i trembet jetës së kësaj qyteze, por gjen një mjedis shoqëror shumë miqësor dhe mikpritës, në të cilin ai dhe bashkëshortja e tij ndjehen shumë mirë.
sq

TV-gids - zondag, 12-05-24

00:35
ERA E NGROHTË E THELLËSIVE
Dramë, romancë, Albania, 1982. Director: Vladimir Prifti; Starring: Kadri Roshi, Xhevdet Ferri, Guljelm Radoja, Ilia Shyti. Një i ri, Arbeni, është në kërkim të një punë të përshtatshme, ndaj për këtë i kërkon ndihmë një miku të tij i cili e zvarrit çështjen. Ai detyrohet të shkojë në zyrën e punës, ku e caktojnë të punojë në minierë. Aty dashurohet me ndihmës mjeken e ndërmarrjes, por që e ka të vështirë t’i shprehet të atit të saj.
sq
02:00
PESHA E KOHËS
Dramë familjare, Albania, 1988. Director: Rikard Ljarja; Starring: Kadri Roshi, Rikard Ljarja, Kadri Roshi, Ejnar Nelku. Modernizimi i bujqësisë dhe blegtorisë dhe tufëzimi si dukuri e re në Shqipërinë e fundviteve'80, do të jenë shqetësimi i një kryetari të ri të kooperativës. Atij u duhet të bindë jo vetëm fshatarët por edhe kryetarin e vjetër i cili është skeptik për metodat e reja.
sq
03:35
MAO CE DUN
Film shqiptar, Albania, 2007. Director: Besnik Bisha; Starring: afFadil Hasa, Miola Sitaj, Ola Sadiku, Marko Bitraku, Vangjel Toçe. Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël në Shqipëri në vitet'70, ku përveç jetësës civile të mirë organizuar të banorëve, ndeshemi edhe me një komunitet të vogël ciganësh. Rrjedha e qetë e jetës së tyre trazohet nga lindja e një fëmije. Emri i tij është Mao Ce Dun
sq
05:10
NJË VONESË E VOGËL
Fëmijë, Albania, 1982. Director: Xhanfize Keko; Starring: Albana Markoziaj, Juna Tomorri, Gentian Bashi, Ermir Balla. Heronjtë e filmit janë një grup fëmijësh Besiana, Dorina, Ermali dhe Kliti, të cilët në 7 Mars, ditën e festës se mësuesit, nisen për në shtëpinë e mësueses së tyre, duke bërë kështu një rrugëtim plot aventura e situata të këndshme.
sq
06:00
NË PRAG TË JETËS
Film artistik shqiptar, Shqiperi, 1985. Director: Piro Milkani; Starring: Ilir Sulejmani, Ema Ndoja, Darling Mamaqi, Pranvera Veizi, Pavlina Mani. Dy të rinj Ardi dhe Rina e pëlqejnë njëri - tjetrin. Ata janë në hapat e parë të jetës së tyre si të rritur. Filmi trajton probleme sociale rolin e shoqërisë në edukimin dhe përgatitjen e të rinjve
sq
07:15
KONCERT NË VITIN 1936
Dramë, Albania, 1978. Director: Saimir Kumbaro; Starring: Manushaqe Qinami, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Bep Shiroka. Vizita e dy artisteve për të mbajtur një koncert në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare, trondit jetën e një qyteti tejet konservator.
sq
08:50
UDHËTIM NË PRANVERË
Muzikal, romancë, Albania, 1975. Director: Qerim Mata; Starring: Minella Borova, Liljana Kondakçi, Nikolin Xhoja, Spiro Strati, Meropi Xhoja. Valbona, një këngëtare e re niset me vonesë për të gjetur shokët e saj të ansamblit, të cilët kanë filluar një turne në të gjithë Shqipërinë. Një shofer i ri përpiqet ta ndihmojë Valbonën dhe e shoqëron kudo, duke i shfaqur gjatë rrugës edhe dashurinë qe ndjen për të.
sq
10:05
SHOKU YNË TILI
Fëmijë, Albania, 1981. Director: Fehmi Hoshafi; Starring: Elida Janushi, Arben Latifi, Lutfi Hoxha, Zyliha Miloti. Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollën duke i sjellë shqetësime të gjithëve, sidomos mësuese Besës. Fëmijë si Tili kërkojnë një kujdes të veçantë, durim dhe takt, në mënyrë që të shfaqin më të mirën e tyre. Filmi trajton probleme sociale që kërkojnë vullnet dhe këmbëngulje si nga shkolla ashtu edhe nga familja.
sq
11:20
Nxënësit e klasës sime
Film artistik shqiptar, Shqiperi, 1984. Director: Saimir Kumbaro; Starring: Ermira Gjata, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika. Mësuese Nora transferohet në gjimnasin e një qyteti bregdetar. Edi një nxënës kërkon notë të lartë dhe të pamerituar në matematikë dhe e bën këtë hapur. Edi është djali i një funksionari të komitetit ekzekutiv. Mësuesja shqetësohet nuk bie në kompromis me nxënësin dhe as me prindërit e tij
sq
12:35
PËRSE BIE KJO DAULLE
Film artistik shqiptar, Albania, 1969. Director: Piro Milkani; Starring: Shkëlqim Basha, Seit Boshnjaku, Timo Flloko, Dhimitër Pecani. Katrina dhe Xhaviti, dy të rinj vullnetarë bien në dashuri gjatë ndërtimit të një hekurudhe dhe vendosin të martohen. Por babai i Katrinës, një malësor, i cili e ka fejuar vajzën pa pëlqimin e saj, nuk mund ta pranojë këtë martesë. Ai shkon në ceremoninë e dasmës për të vrarë të bijën. Por ç’ndodh?
sq
14:05
KUSH VJEDH NJË KËMBË KA FAT NË DASHURI
Teatër, Albania, Starring: Roland Trebicka, Andon Qesari, Rozina Kostani, Genci Fuga, Petrit Malaj, Saimir
sq
16:05
SHKËLQIM I PËRKOHSHËM
Komedi, Albania, 1988. Director: Albert Xholi; Starring: Xhevair Zeneli, Rita Gjeka, Birçe Hasko, Stavri Shkurti, Fadil Kujofska, Karafil Sh. Pasi kryen shërbimin ushtarak dhe kthehet në shtëpinë e tij në fshat, një i ri kërkon me çdo kusht të fillojë një jetë të re në qytet. Por, si dembel dhe pa profesion që është, atij do t'i dalin përpara shumë pengesa dhe të papritura që krijojnë situata komike.
sq
17:20
Zëvendësi i grave
Film artistik shqiptar, Shqiperi, 1987. Director: Fehmi Hoshafi; Starring: Marta Burda, Viktor Gjoka, Fadil Hasa. Lisimaku vazhdimisht caktohet të zëvëndësojë gratë e ndërmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Rritja e Lisimakut në karakter arrihet përmes situatave të papritura ku komikja ndërthuret me dramatiken. Sipas motiveve të tregimit me të njëjtin titull të Teodor Laços
sq
18:40
NJË SHOQE NGA FSHATI
Film artistik shqiptar, Shqiperi, 1980. Director: Piro Milkani; Starring: Violeta Manushi, Robert Ndrenika, Sotiraq Bratko. Kinokomedi që pason"Zonja nga qyteti " (1976). Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Gjatë një atmosfere të ngrohtë Ollga i këndon ninullën e parë nipit të saj të porsalindur: "Na ishte njëherë një Ollgë që mbahej si zonjë. Kohët kaluan dhe zonja u bë një nga ne një shoqe nga fshati"
sq
20:00
KARNAVALET
Muzikor, komedi, Albania, 1980. Director: Ismail Zhabjaku; Starring: Mirush Kabashi, Xhovana Daku, Tatjana Koro, Lisenko Malaj. Filmi është komedia e parë muzikore shqiptare. Në ditët e karnavaleve shërbyesja Nasta dhe Loni venë në lojë tregtarin Nikollaq Jorganxhi dhe të shoqen Olimbinë. Ky është momenti, ku ata mund të shprehin mendimin e tyre në lidhje me individët e zbrazët materialistë dhe injorantë.
sq
21:30
APASIONATA
Dramë, romancë, 1983. Directors: Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj; Starring: Kastriot Çaushi, Matilda Makoçi, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi. Motivi kryesor i sonatës së famshme"Apasionata "të Ludwig van Beethoven nga një punë diplome bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës, studente e pianos dhe Arturit student i pikturës, i cili është regjistruar si student i pikturës nën presionin e babait, një konflikt që do të shkaktojë situata aspak të pëlqyeshme.
sq