TV gidas - Pirmadienis, 2024-05-20

00:30
Cecilia Bartoli & Nicolaus Harnoncourt - Mozart
Cecilia Bartoli & Nicolaus Harnoncourt - MozartKoncert; Elektrizuesja Cecilia Bartoli i bashkohet Nikolaus Harnoncourt dhe Concentus Musicus Wien për të performuar arie nga Moxart në festivalin "Styriarte" në Grac. Ky regjistrim "live" është nga Stefaniensaal, salla e koncerteve në Grac, e famshme për akustikën e saj të përsosur.
en
01:50
Mbrëmja e Yjeve Në La Scala
Mbrëmja e Yjeve Në La ScalaBalet; Një ngjarje e veçantë kulturore, siç është "Gala des Etoiles" në teatrin La Scala të Milanos, sjell në një mbrëmje të vetme për të mos u humbur yjet e baletit botëror, me një repertor mjaft të përzgjedhur, me pjesë nga kryeveprat klasike si "Karmen", "Don Kishoti", apo "Romeo dhe Xhulieta".
en
04:10
The Killers
The KillersKoncert; Ky është koncerti "live" i grupit amerikan të rokut "The Killers" i vitit 2009 në "Royal Albert Hall" të Londrës. "The Killers" janë një nga grupet më të suksesshme të rokut të shekullit XXI me një famë të jashtëzakonshme për koncertet e tyre "live" në më shumë se 50 shtete të botës në 6 kontinente.
en
06:15
Sfida e Poçarisë së Vërtetë - Episodi 5
Sfida e Poçarisë së Vërtetë - Episodi 5Dokumentar; Ky është emisioni "Sfida e poçarisë së vertetë". Poçaria gjendet kudo rreth nesh dhe është e pazëvendesueshme në jetën tonë të përditshme. Askush prej nesh s'mund të jetojë pa këto materiale prej argjile. Nën drejtimin e Sara Cox, 10 poçarë vendas do sfidojnë njëri-tjetrin për 35 ditë, për të shpallur poçarin më të mirë.
en
07:15
Koncert i Harqeve Giocoso
Koncert i Harqeve GiocosoKoncert; Muzika e dhomës jehon nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombetar të Muzikës së Dhomës, ku performojnë artistë shqiptarë, italianë, grekë, gjermanë e austriakë. Në repertorin e koncerteve do të dëgjojmë pjesë të zgjedhura klasike midis të cilave do të ketë edhe vepra të kompozitorëve të mirënjohur shqiptarë si Prenk Jakova dhe Çesk Zadeja.
en
08:20
Tina
TinaDokumentar; Një dokumentar mbi jetën dhe karrierën e mbretëreshës së muzikës "rock'n'roll", Tina Tërner, që përfshin dhe një intervistë në daljen e saj të fundit.
en
10:25
Colette
ColetteFilm; Pasi shpërngulet në Paris, shkrimtarja Gabrielë Koletë pranon të shkruajë një libër gjysmëbiografik për bashkëshortin e saj. Ajo frymëzohet nga suksesi i veprës së saj dhe përpiqet të luftojë padrejtësitë gjinore për të drejtat e autorit në fillim të shekullit XX.
en
12:15
Eurovizioni Ndër Vite
Eurovizioni Ndër ViteDokumentar; Të ftuar dhe konkurentë tregojnë historitë e tyre në këtë dokumentar për 60 vjetorin e Eurovizionit, koncerti më i rëndësishëm dhe më i madh në Europë.
en
13:45
Opera Italiane - Një Kënaqesi Ekzotike
Opera Italiane - Një Kënaqesi EkzotikeDokumentar; Operat italiane të dhurojnë një kënaqësi ekzotike dhe irracionale. Por çfarë kanë të përbashkët pasioni për operat dhe ushqimin në Itali? Rick Stein niset në një udhëtim për të zbuluar pasionin mbi operën në të gjithë Italinë. Gjatë udhëtimit të tij ai zbulon se si pasioni mbi ushqimin ndikoi në krijimin e operave më të bukura italiane.
en
14:50
Kështu Luhet Verdi
Kështu Luhet VerdiOpera; "Në këtë mënyrë duhet të luhet Verdi". Me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Xhiusepe Verdit, teatri Rexhio i Parmës dhe Unitel Klasika, bashkojnë forcat për të realizuar një projekt unik. Për herë të parë dhe në kohë për përvjetorin, puna operistike e Verdit, që përfshin punën e 50 viteve të karrierës së tij, do të luhet dhe regjistrohet në cilësinë më të lartë të figurës dhe videos.
en
16:30
Gratë e Rokut - Episodi 4 - Suksesi
Gratë e Rokut - Episodi 4 - SuksesiDokumentar; Suksesi i fituar me vështirësi i paraardhësve të tyre u shtron terrenin "yjeve muzikore", si: Shënaja Tuein, Mejsi Grej dhe Sara MekLaklan të arrijnë majat e larta. Po ashtu do të shohim dhe një botëkuptim të ri mbi brezin e ditëve të sotme, përfaqësuar nga: Tejlor Suift, St. Vinsent, Sid, Billi Ajlish, Jola dhe shumë të tjera.
en
17:30
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - Fantazmat
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - FantazmatDokumentar; Filmat rreth fantazmave kanë ekzistuar që prej lindjes së kinematografisë. Disa fantazma janë dashamirëse, të tjera janë keqbërëse, të liga, por të gjitha përfaqësojnë enigmën e madhe rreth asaj që na ndodh pasi vdesim.
en
18:15
Liqeni i Mjelmave
Liqeni i MjelmaveBalet; Në kuadër të vitit ndërkombëtar të Verdit, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me "Tring" sjell baletin "La Traviata" me libret të Enada Hoxhës, sipas romanit të Aleksandër Dymasë "Zonja me kamelie".
en
20:00
The Beatles - Tetë Ditë Në Javë
The Beatles - Tetë Ditë Në JavëDokumentar; Një dokumentar mbi grupin britanik "The Beatles" i fokusuar ekskluzivisht tek turnetë e tyre nga viti 1963 në vitin 1966, ku përfshihen intervista dhe konferenca shtypi me Beatles, regjistrime dhe intervista me njerëz që u ndikuan nga Beatles.
en