Tring Life

Tring Life

Albania

Ohjelmaopas - keskiviikko, 08.05.2024

01.45
Tingulli i Dashurisë
Tingulli i DashurisëRomancë; Tony Leung Chiu Wai, Maggie Cheung, Ping Lam Siu; Një burrë dhe një grua shkojnë të jetojnë në Hong Kong dhe atje zbulojnë se bashkëshortët përkatës i tradhtojnë, kjo do të bëjë që marrëdhënia e tyre të forcohet dhe të lindë diçka më shumë.
en
03.20
Fiksime të Fshehta
Fiksime të FshehtaDramë; Sara Rue, Ashley Bell, Dean Geyer; Një nënë e re e martuar, Molli, ka vendosur t'i përkushtohet mëmësisë, por ndien mungesën e lirisë së mëparshme dhe ndihet e lodhur nga ana psikologjike. Me nxitjen e bashkëshortit të saj, ajo vendos t'i drejtohet një grupi mbështetjeje për nënat e reja dhe njihet me Betin, e cila duket fantastike. Por cilat janë qëllimet e vërteta të Betit? A do të fillojë ta shfaqë Beti natyrën e saj të vërtetë? A është e sigurt Molli dhe familja e saj?
en
04.55
Dikur
DikurMuzikal; Glen Hansard, Markéta Irglová, Hugh Walsh; Sa herë në jetë mund të takoni personin e duhur? Një djalë dhe një vajzë, një kitarist dhe një pianiste, pas një takimi të rastësishëm zbulojnë se pasioni për muziken nuk është e vetmja gjë që i bashkon.
en
06.25
Shtrati i Bukuroshes së Fjetur
Shtrati i Bukuroshes së FjeturDramë; Emily Browning, Rachael Blake, Ewen Leslie; Një portret kompleks i Lusit, një studenteje të re që futet në një botë të mistershme, ku fshihen dëshira të pathëna.
en
08.10
Pele - Lindja e Një Legjende
Pele - Lindja e Një LegjendeBiografi; Vincent D'Onofrio, Kevin de Paula, Diego Boneta; Shkëlqimi meteorik i Pelesë, nga lagjet e varfra të Sao Paolos deri te fitorja e bujshme e "Kupës së Botës" nga Brazili për herë të parë në vitin 1958.
en
10.00
Të Fundit
Të FunditDramë; Paola Cortellesi, Alessandro Gassman, Fabrizio Bentivoglio; Luciana Kolaçi bënte një jetë të lumtur. Nuk ishte gruaja më e pasur në botë, sepse ishte thjesht punonjëse në një fabrikë, por shkonte mirë me miqtë e saj, me fqinjët në lagje dhe me kolegët e saj në punë. Ajo ishte thuajse e lumtur me martesën e saj me Stefanon, një donzhuan me shumë sens humori. Por, pothuajse, sepse burri i saj pëlqente të rrinte nëpër kafene duke bërë biznese që dështonin gjithmonë dhe nuk e mbështeste të shoqen. Ajo jetë thuajse e përsosur mori fund kur një ditë, Luciana u pushua papritur nga puna.
en
11.50
Një Dashuri Në Distancë
Një Dashuri Në DistancëAventurë; Gary Oldmnan, Asa Butterfield, Carla Gugino; Gjatë një misioni në Mars, një astronaute zbulon që është shtatzënë dhe lind një femijë në Planetin e Kuq. Fëmija i lindur, Gardner, për shkak të diversitetit ka një zemër të dobët dhe është i detyruar të rritet në Mars derisa të bëjë 16 vjeç. Gjatë kësaj kohe takon një vajzë online, Tulsa, dhe shpreson që bashkë me të gjej të atin, nga i cili ka vetëm një foto.
en
13.50
Shimabara
ShimabaraDramë; Andrew Garfield, Adam Driver, Liam Neeson; Dy të rinj marrin vesh që udhëheqësi i tyre shpirtëror, misionar në Japoni, është toruruar e më pas është përshtatur me jetën andej. Për këtë arsye ata ndërrmarin një udhëtim për të marrë vesh si qëndron e vërteta.
en
16.35
Fuqia e Modës
Fuqia e ModësKomedi/Dramë; Kate Winslet, Judy Davis, Liam Hemsworth; Tilli, një rrobaqepëse e bukur, kthehet në qytezën e saj të lindjes, në Australi, për t'u kujdesur për të ëmën e sëmurë, Mollin. Me makinën e saj qepëse, ajo është e vendosur të hakmerret ndaj njerëzve që i kanë bërë padrejtësi.
en
18.35
Dashuri Me Shikim të Parë
Dashuri Me Shikim të ParëDramë; Sophie Marceau, François Cluzet, Lisa Azuelos; Elsa dhe Pierri dashurohen me shikim të parë. Ajo e ka tabu lidhjen me një burrë të martuar, ndërsa ai nuk e ka menduar kurrë tradhtinë. Megjithatë, ky takim mund të ndryshojë gjithçka.
en
20.00
Kujtimet e Një Geishe
Kujtimet e Një GeisheRomancë; Ziyi Zhang, Ken Watanabe, Michelle Yeoh; Kjo është historia e një vajze që shitet që në moshën 9-vjeçare në një shtëpi geishash dhe trajtohet në mënyrë mizore. Por transformimi i saj për shkak të bukurisë mahnitëse do të jetë i mrekullueshëm. Duke përvetësuar aftësi artistike dhe sociale, ajo bëhet pjesë e një shoqërie të privilegjuar dhe pjesë e intrigave politike.
en

Ohjelmaopas - torstai, 09.05.2024

01.50
Lojë Gruaje
Lojë GruajeRomancë; Charlize Theron, Stuart Townsend, Penélope Cruz; Kjo është një dramë romantike, ngjarjet e të cilës ndodhin në Anglinë, Parisin dhe Spanjën e viteve 1930. Gilda Bese e ndan apartamentin e saj në Paris me Gai Meilonin dhe Mian, një refugjate nga Spanja. Ndërkohë që pothuajse e gjithë bota është në luftë, Gilda ndjek karrierën e saj si fotografe. Por Gai dhe Mia ndiejnë se duhet t'i bashkohen luftimeve kundër fashizmit dhe kështu të tre miqtë ndahen, në pamje të parë përgjithmonë.
en
03.45
Ditari i Një Skandali
Ditari i Një SkandaliDramë; Cate Blanchett, Judi Dench, Andrew Simpson; Në këtë dramë psikologjike ndërthuret epshi, xhelozia dhe hakmarrja. Barbara Kovet është një mësuese historie në një gjimnaz në Londër. Ajo është shumë e zgjuar, dominuese dhe me një personalitet të fortë, shpesh priret t'i bëjnë të tjerët të ndihen inferiorë. Gjithashtu Barbara ka pasion që të shkruajë në ditarin e saj të gjithë veprimet e njerëzve që e rrethojnë. Kur Sheba Hart, një femër e zgjuar dhe tërheqëse në mes të 30-ve, punësohet si mësuese në të njëjtin gjimnaz, Barbara besin se ka gjetur dikë që ia vlen ta bëjë shoqe, edhe pse zhgënjehet shpejt kur zbulon se Sheba ka një burrë dhe dy fëmijë.
en
05.20
Hakmarrje Në Bermuda
Hakmarrje Në BermudaDramë; Kate Mansi, Kelly McGillis, Brooke Burfitt; Kur një senator zhduket gjatë pushimeve në Bermuda, e dashura e tij shtatzënë përpiqet të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Ajo mëson se nëna e tij ndodhet në ishull dhe di më shumë nga sa thotë për zhdukjen e tij.
en
06.50
Një Familje e Veçantë
Një Familje e VeçantëDramedi; Annette Bening, Julianne Moore, Mark Ruffalo; Një çift lesbikesh, Xhuli dhe Nik janë nëna të dy fëmijëve të ardhur në jetë nëpërmjet farëzimit artificial. Kur vajza e madhe mbush 18 vjeç, vëllai më i vogël këmbëngul të zbulojnë kush është në të vërtetë babai i tyre biologjik. Kur Xhuli dhe Nik marrin vesh që fëmijët tashmë e dinë të vertetën detyrohen të bëjnë pjesë të familjes edhe Polin.
en
08.40
Shtator i Ngrohtë
Shtator i NgrohtëDramë; Joaquin Phoenix, Mark Ruffalo, Jennifer Connelly; Jeta e dy familjeve ndryshon përgjithmonë pasi një tragjedi fatale ndodh në rrugën "Reservation".
en
10.20
Jeta Ime Me Ted Bandin
Jeta Ime Me Ted BandinBiografi; Lily Collins, Zac Efron, Angela Sarafyan; Një kronikë e krimeve të Ted Bandit nga perspektiva e Lizit, të dashurës së tij, e cila nuk pranoi për vite të tëra ta besonte të vërtetën mbi të.
en
12.15
Zonja Fisher dhe Varri i Lotëve
Zonja Fisher dhe Varri i LotëveAventurë; Essie Davis, Nathan Page, Rupert Penry-Jones; Pasi liron një vajzë të re nga burgimi i saj i padrejtë në Jeruzalem, znj. Fisher fillon të zbulojë një mister në lidhje me smeraldët e paçmuar, mallkimet e lashta dhe të vërtetën pas zhdukjes së dyshimtë të fisit të harruar të Shirinit.
en
14.00
Dashuria Ime
Dashuria ImeRomancë; Vincent Cassel, Emmanuelle Bercot, Louis Garrel; Pas një aksidenti të rëndë me ski, Toni është shtruar në një qendër rehabilitimi. E varur nga qetësuesit dhe stafi mjekësor, ajo kujton historinë tronditëse të dashurisë që përjetoi me Xhorxhon.
en
16.10
Buzëqeshja e Mona Lizës
Buzëqeshja e Mona LizësDramë; Julia Roberts, Kirsten Dunst, Julia Stiles; Ngjarjet zhvillohen në vitin 1950, në një shkollë prestigjioze vajzash, ku mësuesja e artit me mendime liberale mundohet t'u mësojë atyre si të përballen dhe sfidojnë zakonet e vjetruara të shoqërisë.
en
18.10
Vajzat e Coyote Ugly
Vajzat e Coyote UglyDramedi; Piper Perabo, Adam Garcia, John Goodman; Një komedi romantike dhe seksi për një vajzë në të njëzetat e saj. Violet Sanford po përpiqet të realizojë ëndrrën e saj për t'u bërë kantautore. Gjithçka nis kur ajo fillon punë si kameriere në klubin e natës me emrin "Coyote Ugly". Bashkë me mikeshat e reja seksi dhe plot pasion, ajo do të godasë me zërin e saj mbi klientelën duke i bërë të gjithë për vete.
en
20.00
Australia
AustraliaEpik; Nicole Kidman, Hugh Jackman, Shea Adams; Në vitin 1939, aristokratja Ledi Sarah Ashlei udhëton nga Britania e Madhe për në Australi që të takojë burrin e saj. Tregtari i bagëtive të të shoqit shkon në qytet që të marrë Sarën për në fermën e tyre. Megjithatë, kur ata arrijnë në fermë, zbulojnë se Maitland ishte vrarë.
en