Tring Family

Tring Family

Albania

TV-gids - woensdag, 15-05-24

00:20
Roli i Murgeshës
Roli i MurgeshësNjë këngëtare kabareje, e cila dëshmon një krim, detyrohet të fshihet në një kuvend murgeshash nga policia për ta mbrojtur nga kriminelët. Ardhja e saj e kthen kryekëput rutinën e kuvendit. Kjo murgeshë e re vendos të krijojë një kor ndryshe nga gjithë koret e kishave, që këndojnë këngë qiellore duke marrë një famë të pabesueshme për to.
en
02:00
Guximi i Çmendurisë
Guximi i ÇmendurisëFrymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, kjo është historia e Majkëll Eduardsit, një skiator britanik ndryshe nga të tjerët, i cili nuk reshti kurrë së besuari te vetja, megjithëse i gjithë vendi nuk e merrte në konsideratë. Me ndihmën e një trajneri rebel dhe karizmatik, Edi fitoi zemrat e adhuruesve nëpër botë me një paraqitje të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1988 në Kalgari.
en
03:45
Destinacioni - Venecia
Destinacioni - VeneciaDjaloshi Emil nis një udhëtim interesant me rulotin e familjes për në Venecia për të parë koncertin e Polinës, vajzës që ai dashuron. Rrugës ai kupton vlerën e vërtetë të familjes së tij.
en
06:50
Duel Titanësh
Duel TitanëshHistoria e vërtetë në fillim vitet '70-të, të një trajneri të sapoemëruar afrikano-amerikan dhe ekipit të tij gjimnazist në sezonin e parë të tyre të ndeshjeve dhe problemeve raciale me të cilat do të përballen.
en
08:50
Çamarrokja
ÇamarrokjaGjashtëmbëdhjetë vjeçarja e llastuar Popi ka gjithçka që mund ta blejë me kartat e saj të kreditit. Pas një shakaje të pamenduar, babai i saj u mërzit dhe e dërgoi në një shkollë me konvikt për vajza në Angli. Aty Popi u njoh me drejtoreshën e ashpër dhe me një klasë plot me vajza, të cilat nuk e toleronin egoizmin e saj.
en
10:25
Miku Im Më i Mirë
Miku Im Më i MirëNjë qen qerrata miqësohet me një vajzë të re të vetmuar në një qytet të ri dhe e ndihmon atë të bëjë miq të rinj.
en
12:15
Gabimisht Baba
Gabimisht BabaNjë 30-vjeçar do të njihet me mikun më interesant; një djalë të vogël i cili do të shkojë të jetojë me të. Mes telashesh dhe vështirësish, ata do të lidhin një miqësi të fortë dhe do të zbulojnë se ç'do të thotë dashuri prindërore.
en
13:45
Ogi
OgiHistoria e jashtëzakonshme e Ogit të vogël, i lindur me një sëmundje të rrallë, i cili duhet të përballet për herë të parë me ambientin e shkollës. A do të arrijë ai të integrohet me shokët dhe mësuesit?
en
15:40
Aksidentalisht në Kamping
Aksidentalisht në KampingXhorxh Lopezi do të jetë pjesë e një aventure të çmendur si babai që del vullnetar për të qenë guida gjatë kampingut të së bijës, duke mos e ditur se do të jetë i vetmi mashkull në një botë vajzash.
en
17:05
Miss XL
Miss XLUilloudin, një adoleshente e masës XL, vajza e një ish-Misi, do të regjistrohet për të marrë pjesë në konkursin e bukurisë që drejtohet nga vetë mamaja e saj. Bashkë me tri shoqet e saj, ajo do të konkurrojë në formë proteste, për të treguar se përmasat trupore nuk të pengojnë për të arritur një qëllim që ti ke në jetë.
en
19:00
Miku Im Çupa
Miku Im ÇupaNdërsa shkoi të takonte të afërmit në Meksikë, Aleksi gjen një shok të pazakontë, kur gjen një çupakabra të fshehur në hambarin e gjyshit të vet. Për ta shpëtuar krijesën mitike, Aleksi dhe kushërinjtë e tij do të përjetojnë një aventurë të hatashme.
en
20:35
Ekipi Fitues
Ekipi FituesSkoti Smolls zhvendoset në një lagje të re bashkë me nënën e njerkun e tij dhe do të mësojë që të luajë bejsboll. Ikona e bejsbollit të lagjes, Rodrigez e merr Smollsin nën patronazhin e tij dhe shumë shpejt, ai është pjesë e bejsbollit të lagjes. Ata kalojnë një sërë aventurash fëmijnore duke u përballur edhe me atë që ishte bërë tmerri i zonës, Bisha.
en

TV-gids - donderdag, 16-05-24

01:45
Roksana
RoksanaShefi i zjarrfikësve C. D. Bales është një njeri me komplekse për shkak të hundës së madhe që ka. Ai mund të përballojë çdo lloj situate me sukses, përveç së bukurës Roksanë. Dashuria mund të jetë e verbër, por fatmirësisht Roksana nuk është dhe sheh përtej hundës së tij.
en
03:30
Xhixhi Dhe Neiti
Xhixhi Dhe NeitiJeta e një djaloshi merr të tatëpjetën pasi sëmuret dhe mbetet tetraplegjik. Vazhdimi i jetës duket thuajse i pamundur derisa takon një kafshë të pazakontë, Xhixhin, një majmun kapuçin kureshtar dhe të zgjuar.
en
05:20
Klubi i Agjentëve Sekretë
Klubi i Agjentëve SekretëNë sytë e botës, Rei Çeis s'është gjë tjetër veçse një shitës lodrash, të cilit i ka vdekur e shoqja. Por ajo që nuk dinë njerëzit, madje as djali i tij, është se Rei është një agjent i fshehtë i cili udhëton me misione të fshehta nëpër botë. Identiteti i tij do të vihet në rrezik vetëm nga një "lodër" paksa e veçantë.
en
06:50
Lufta e Klasave
Lufta e KlasavePas transferimit në një lagje të re, Poli, një muzikant, dhe Sofia, një avokate me emër, përballen me vështirësitë e shumta të jetës. Djali i tyre, Koko, has probleme të mëdha në shkollën ku regjistrohet, të gjithë fëmijët u përkasin etnive të ndryshme dhe nuk arrin të përshtatet me ta. Prindërit janë në dilemë, ta regjistrojnë në një institucion katolik apo të vazhdojnë me shkollën publike.
en
08:35
Histori Sirenash
Histori SirenashNjë vajzë 12-vjeçare miqësohet me një sirenë adoleshente të çuditshme, e cila nuk është gjë tjetër veçse mitike, dhe miqësia e tyre mund të shërojë një grindje shekullore.
en
10:10
Mbretëria e Fshehtë
Mbretëria e FshehtëPiteri, një djalosh 12-vjeçar dhe motra e tij Veriti rrëshqasin në mbretërinë e nëndheshme të pangolinëve ku sipas profecisë, Piteri shpallet mbret dhe duhet të nisë ekspeditën për të shpëtuar mbretërinë nga Qefini i mistershëm.
en
11:55
Engjëjt Në Fushë
Engjëjt Në FushëRoxheri ka vetëm dy ëndrra, të jetojë në një familje të vërtetë dhe të shohë ekipin e tij të zemrës fitues.
en
13:40
Një Fëmijë në Pallatin e Aladinit
Një Fëmijë në Pallatin e AladinitAladini e ngatërron Kalvinin me "Shpëtimtarin e Madh", një xhind i shekullit të tetë i burgosur në një llambë. Duke menduar se djali është shpresa e tij e vetme për çlirim, xhindi e josh atë në shekullin e tetë, ku ai duhet të bashkojë forcat me Ali Baban në mënyrë që të shpëtojë Aladinin nga duart e liga të Luksorit.
en
15:10
Rreth Botës për 80 Ditë
Rreth Botës për 80 DitëNjë shpikës i çuditshëm anglez vë bast se do të bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Ai e ndërmerr këtë aventurë së bashku me ndihmësin e tij kinez dhe një artist francez.
en
17:05
Kampingu i Familjes
Kampingu i FamiljesKur dy familje të ndryshme detyrohen të kampojnë së bashku, baballarët luftojnë për të mbajtur familjet dhe martesat e tyre ndërsa konkurrojnë për trofeun e lakmuar të kampit.
en
19:00
Kopshti Magjik
Kopshti MagjikMeri Lenoks, një vajzë jetime, e cila ka shkuar të jetojë me xhaxhain e saj mjaft të rreptë dhe shërbyesen e tij, zbulon se shtëpia e tij fsheh mjaft sekrete, mes të cilëve edhe një kopsht magjik.
en
20:40
Pushime në Skoci
Pushime në SkociNjë familje prej pesë personash shkon të festojë ditëlindjen e 75-të të gjyshit në pronën e xhaxhait në Skocinë rurale. Prindërit janë të ndarë dhe shpresojnë që tri fëmijët e tyre s'do ta përmendin këtë fakt. Fëmijët e duan gjyshin, mund të flasin me të dhe do të bënin gjithçka për të.
en