TV műsorújság - vasárnap, 2024-05-19

00:05
Yanni
YanniKoncert; Një koncert "live" i muzikantit grek me famë botërore, Yanni, në kështjellën "El Morro" të Porto Rikos i vitit 2011. Muzikanti grek shquhet për kombinimin e muzikës elektronike me atë simfonike. Në orkestrën e tij bëjnë pjesë muzikantë me kombësi të ndryshme të cilët luajnë instrumente ekzotike.
en
01:10
Ledi Makbeth e Mzenskut
Ledi Makbeth e MzenskutOpera; "Ledi Makbeth e Mzenskut" trajton fatin tragjik të gruas ruse ndër shekuj. Katerina, e cila detyrohet të bëjë vetëvrasje pasi bie në dashuri me një nga punonjësit e bashkëshortit të saj, është më shumë viktimë e një shoqërie të dhunshme dhe patriarkale, se sa një manipuluese. Me muzikë të Dmitri Shostakoviçit, opera është shfaqur për herë të parë në vitin 1934.
en
04:15
David Gilmour
David GilmourKoncert; "Remember that night" është koncerti "live" i kitaristit të grupit "Pink Floyd", David Gilmour, në Royal Albert Hall të Londrës në vitin 2006, pjesë e turit të tij muzikor "On an island".
en
06:50
Heminguej - Episodi 3 - Faqja Boshe
Heminguej - Episodi 3 - Faqja BosheDokumentar; Hemingueji ndjek ushtrinë teksa përparon mes Evropës. Ai përpiqet të nisë një jetë të re me Meri Uelshin, një jetë që do të pasohet nga tragjeditë.
en
08:30
Tingujt e Kinemasë
Tingujt e KinemasëKolazh; Një repertor i zgjedhur muzikor me kolonat zanore të filmave të ndryshëm që kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e kinemasë botërore por edhe në muzikë.
en
09:10
Gratë e Rokut - Episodi 3 - Fuqia
Gratë e Rokut - Episodi 3 - FuqiaDokumentar; Ndërsa çështjet e autenticitetit, kontrollit dhe feminizmit u kthyen në temat kryesore në vitet '90-të, Sheril Krou, Misi Eliot, Kortni Lov, Toni Amos dhe Alanis Morriset krijuan muzikë sipas kushteve të tyre.
en
10:05
Historia e Filmit Horror - Episodi 6 - Vampirët
Historia e Filmit Horror - Episodi 6 - VampirëtDokumentar; Vampirët e kohëve tona shfaqen në forma dhe pamje të ndryshme, por të gjithë personifikojnë magjepsjen tonë për seksin dhe vdekjen. Nga fantazma e shëmtuar e kont Orlokut te vampirët e hijshëm në filmin "Gjak i Vërtetë", këto krijesa të etura për gjak janë pafundësisht tërheqëse.
en
10:55
Pink
PinkKoncert; Koncerti i vitit 1981 në Montreal konsiderohet si një nga më të suksesshmit dhe emocionuesit në historinë e grupit legjendar britanik "Queen".
en
12:55
Unë Jam Heath Ledger
Unë Jam Heath LedgerDokumentar; Dokumentar biografik që ka në fokus jetën dhe karrierën e aktorit të famshëm australian Heath Ledger, i cili u shua në moshë të re. Përveç rrëfimeve të miqve, kolegëve dhe familjarëve të tij, e veçanta e këtij dokumentari është njohja me aktorin Heath Ledger nëpërmjet lenteve të kameras së tij ndërkohë që ai filmon dhe shpesh aktron gjatë udhëtimeve të tij.
en
14:25
Zonja Me Kamelie
Zonja Me KamelieBalet; Vepra e mirënjohur e Aleksandër Dymasë, "Zonja me kamelie", vjen këtë herë në skenën e baletit të teatrit Bolshoi të Moskës me koreografi të amerikanit John Neumeier dhe nën interpretimin e jashtëzakonshëm të balerinëve Svetlana Zakharova dhe Edvin Revazov në rolin e protagonistëve Marguerite Gautier dhe Armand Duval. Një koreografi mjaft emocionale e shoqëruar nga muzika e sonatave melankolike të Chopin.
en
16:45
Historia e Fantashkencës - Episodi 4 - E ardhmja e Errët
Historia e Fantashkencës - Episodi 4 - E ardhmja e ErrëtDokumentar; Stiven Spilberg, Kristofer Nolan, Robert Kirkman dhe shumë të tjerë do të zbulojnë se si do të mbijetojmë ne nëse bota që njohim shkatërrohet.
en
17:30
Mjeshtërit e Popit - Episodi 1 - Krijuesit e Parave
Mjeshtërit e Popit - Episodi 1 - Krijuesit e ParaveDokumentar; Kjo është historia e fshehtë dhe e pathënë e muzikës pop dhe rok, por treguar nga ata njerëz që cilët kanë lëvizur fijet pas kuintave: prodhuesit, menaxherët dhe ekspertët e marrëdhënieve me publikun. Pas skene ekziston gjithmonë një menaxher i cili drejton gjithë aktivitetet muzikore dhe nga i cili varen sukseset dhe dështimet e një artisti. Po pse kanë nevojë për menaxherët artistët? Çfarë bëjnë ata?
en
18:35
Andrea Bocelli - Nën Qiellin e Shkretëtirës
Andrea Bocelli - Nën Qiellin e ShkretëtirësKoncert; "Under the desert sky" është koncert i tenorit të famshëm italian Andrea Bocelli i realizuar në një skenë të ndërtuar mbi ujë në resortin "Lake" në Las Vegas dhe në të përfshihen pjesa më e madhe e këngëve të albumit "Amore".
en
20:00
Gratë e Rokut - Episodi 4 - Suksesi
Gratë e Rokut - Episodi 4 - SuksesiDokumentar; Suksesi i fituar me vështirësi i paraardhësve të tyre u shtron terrenin "yjeve muzikore", si: Shënaja Tuein, Mejsi Grej dhe Sara MekLaklan të arrijnë majat e larta. Po ashtu do të shohim dhe një botëkuptim të ri mbi brezin e ditëve të sotme, përfaqësuar nga: Tejlor Suift, St. Vinsent, Sid, Billi Ajlish, Jola dhe shumë të tjera.
en
20:55
Colette
ColetteFilm; Pasi shpërngulet në Paris, shkrimtarja Gabrielë Koletë pranon të shkruajë një libër gjysmëbiografik për bashkëshortin e saj. Ajo frymëzohet nga suksesi i veprës së saj dhe përpiqet të luftojë padrejtësitë gjinore për të drejtat e autorit në fillim të shekullit XX.
en
22:40
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - Fantazmat
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - FantazmatDokumentar; Filmat rreth fantazmave kanë ekzistuar që prej lindjes së kinematografisë. Disa fantazma janë dashamirëse, të tjera janë keqbërëse, të liga, por të gjitha përfaqësojnë enigmën e madhe rreth asaj që na ndodh pasi vdesim.
en
23:25
Historia e Filmit, Një Odise - Episodi 7 - Vala e Re Evropiane
Historia e Filmit, Një Odise - Episodi 7 - Vala e Re EvropianeDokumentar; Historia e filmit nga kritiku dhe historiani i kinematografisë, Mark Kouzin. Emra të njohur të kinemasë si Roman Polanski, Martin Skorceze, Devid Linc, Xhejms Kamerun, sjellin në këtë serial dokumentarësh botën prapa çakut. Nga shekulli XIX e deri më sot Mark Kouzin na tregon odisenë e filmit.
en

TV műsorújság - hétfő, 2024-05-20

00:30
Cecilia Bartoli & Nicolaus Harnoncourt - Mozart
Cecilia Bartoli & Nicolaus Harnoncourt - MozartKoncert; Elektrizuesja Cecilia Bartoli i bashkohet Nikolaus Harnoncourt dhe Concentus Musicus Wien për të performuar arie nga Moxart në festivalin "Styriarte" në Grac. Ky regjistrim "live" është nga Stefaniensaal, salla e koncerteve në Grac, e famshme për akustikën e saj të përsosur.
en
01:50
Mbrëmja e Yjeve Në La Scala
Mbrëmja e Yjeve Në La ScalaBalet; Një ngjarje e veçantë kulturore, siç është "Gala des Etoiles" në teatrin La Scala të Milanos, sjell në një mbrëmje të vetme për të mos u humbur yjet e baletit botëror, me një repertor mjaft të përzgjedhur, me pjesë nga kryeveprat klasike si "Karmen", "Don Kishoti", apo "Romeo dhe Xhulieta".
en
04:10
The Killers
The KillersKoncert; Ky është koncerti "live" i grupit amerikan të rokut "The Killers" i vitit 2009 në "Royal Albert Hall" të Londrës. "The Killers" janë një nga grupet më të suksesshme të rokut të shekullit XXI me një famë të jashtëzakonshme për koncertet e tyre "live" në më shumë se 50 shtete të botës në 6 kontinente.
en
06:15
Sfida e Poçarisë së Vërtetë - Episodi 5
Sfida e Poçarisë së Vërtetë - Episodi 5Dokumentar; Ky është emisioni "Sfida e poçarisë së vertetë". Poçaria gjendet kudo rreth nesh dhe është e pazëvendesueshme në jetën tonë të përditshme. Askush prej nesh s'mund të jetojë pa këto materiale prej argjile. Nën drejtimin e Sara Cox, 10 poçarë vendas do sfidojnë njëri-tjetrin për 35 ditë, për të shpallur poçarin më të mirë.
en
07:15
Koncert i Harqeve Giocoso
Koncert i Harqeve GiocosoKoncert; Muzika e dhomës jehon nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombetar të Muzikës së Dhomës, ku performojnë artistë shqiptarë, italianë, grekë, gjermanë e austriakë. Në repertorin e koncerteve do të dëgjojmë pjesë të zgjedhura klasike midis të cilave do të ketë edhe vepra të kompozitorëve të mirënjohur shqiptarë si Prenk Jakova dhe Çesk Zadeja.
en
08:20
Tina
TinaDokumentar; Një dokumentar mbi jetën dhe karrierën e mbretëreshës së muzikës "rock'n'roll", Tina Tërner, që përfshin dhe një intervistë në daljen e saj të fundit.
en
10:25
Colette
ColetteFilm; Pasi shpërngulet në Paris, shkrimtarja Gabrielë Koletë pranon të shkruajë një libër gjysmëbiografik për bashkëshortin e saj. Ajo frymëzohet nga suksesi i veprës së saj dhe përpiqet të luftojë padrejtësitë gjinore për të drejtat e autorit në fillim të shekullit XX.
en
12:15
Eurovizioni Ndër Vite
Eurovizioni Ndër ViteDokumentar; Të ftuar dhe konkurentë tregojnë historitë e tyre në këtë dokumentar për 60 vjetorin e Eurovizionit, koncerti më i rëndësishëm dhe më i madh në Europë.
en
13:45
Opera Italiane - Një Kënaqesi Ekzotike
Opera Italiane - Një Kënaqesi EkzotikeDokumentar; Operat italiane të dhurojnë një kënaqësi ekzotike dhe irracionale. Por çfarë kanë të përbashkët pasioni për operat dhe ushqimin në Itali? Rick Stein niset në një udhëtim për të zbuluar pasionin mbi operën në të gjithë Italinë. Gjatë udhëtimit të tij ai zbulon se si pasioni mbi ushqimin ndikoi në krijimin e operave më të bukura italiane.
en
14:50
Kështu Luhet Verdi
Kështu Luhet VerdiOpera; "Në këtë mënyrë duhet të luhet Verdi". Me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Xhiusepe Verdit, teatri Rexhio i Parmës dhe Unitel Klasika, bashkojnë forcat për të realizuar një projekt unik. Për herë të parë dhe në kohë për përvjetorin, puna operistike e Verdit, që përfshin punën e 50 viteve të karrierës së tij, do të luhet dhe regjistrohet në cilësinë më të lartë të figurës dhe videos.
en
16:30
Gratë e Rokut - Episodi 4 - Suksesi
Gratë e Rokut - Episodi 4 - SuksesiDokumentar; Suksesi i fituar me vështirësi i paraardhësve të tyre u shtron terrenin "yjeve muzikore", si: Shënaja Tuein, Mejsi Grej dhe Sara MekLaklan të arrijnë majat e larta. Po ashtu do të shohim dhe një botëkuptim të ri mbi brezin e ditëve të sotme, përfaqësuar nga: Tejlor Suift, St. Vinsent, Sid, Billi Ajlish, Jola dhe shumë të tjera.
en
17:30
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - Fantazmat
Historia e Filmit Horror - Episodi 7 - FantazmatDokumentar; Filmat rreth fantazmave kanë ekzistuar që prej lindjes së kinematografisë. Disa fantazma janë dashamirëse, të tjera janë keqbërëse, të liga, por të gjitha përfaqësojnë enigmën e madhe rreth asaj që na ndodh pasi vdesim.
en
18:15
Liqeni i Mjelmave
Liqeni i MjelmaveBalet; Në kuadër të vitit ndërkombëtar të Verdit, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me "Tring" sjell baletin "La Traviata" me libret të Enada Hoxhës, sipas romanit të Aleksandër Dymasë "Zonja me kamelie".
en
20:00
The Beatles - Tetë Ditë Në Javë
The Beatles - Tetë Ditë Në JavëDokumentar; Një dokumentar mbi grupin britanik "The Beatles" i fokusuar ekskluzivisht tek turnetë e tyre nga viti 1963 në vitin 1966, ku përfshihen intervista dhe konferenca shtypi me Beatles, regjistrime dhe intervista me njerëz që u ndikuan nga Beatles.
en