Tring Fantasy

Tring Fantasy

Albania

Ohjelmaopas - keskiviikko, 08.05.2024

01.15
Infinity Chamber
Infinity ChamberFantashkencë: I mbyllur në një burg të automatizuar, Frank Lerner i nënshtrohet një procesi të marrjes në pyetje që e detyron atë të rijetojë të njëjtën ditë pa pushim. Por kur lufta shpërthen jashtë, ai duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar nga një sistem kompjuterik i cili është gardiani i tij.
en
02.55
Vullkani
VullkaniFantazi: Në Jelloustoun gjendet një nga vullkanet më të mëdhenj të Tokës, por që është në gjendje inaktive prej mijëra vitesh. Paritur vullkani zgjohet duke vendosur në rrezik jetët e miliona njerëzve. Çarli Jang dhe Keit janë të vetmit që mund të ndihmojnë të pafajshmit.
en
04.25
Historia e Mutantëve
Historia e MutantëveFantashkencë: Në fund të Epokës së Akullit, Makineria kishte zbritur nga hapësira kozmike me qëllimin për ti shndërruar njerëzit në mutantë. Megjithatë, një hero kishte arritur ta mposhtë Makinerinë. Por në kohët e sotme ajo vihet sërish në punë në luftën e katër korporatave më të rëndësishme që luftojnë për të vënë një rend të ri botëror.
en
06.15
Zemra e dragoit
Zemra e dragoitFantazi: Mbreti i ri Einon plagoset në një betejë, por arrin të mbijetojë përmes përkujdesjeve të Drakos, një dragoi. Disa vite më vonë, Bouen, një i pasionuar pas dragonjve takohet me Drakon dhe të dy bashkë formojnë një skuadër për të kryer një akt, i cili dihet vetëm prej atyre të dyve. Bouen gjoja vret Drakon dhe merr shpërblimin nga qyteti që ai mbron, sepse dragoi kishte terrorizuar fshatin. Bouen dhe Drako shpëtojnë gjithë mbretërinë nga sundimi i mbretit të lig, Einon, i cili është pjesë e Drakos dhe Drako e tija.
en
08.00
Jashtëtokësorët
JashtëtokësorëtFantashkencë: Një grup alienësh vizitojnë tokën, por njëri prej tyre humb dhe mbetet në tokë. Alienin e gjen Elioti, një djalë dhjetë vjeçar. Shumë shpejt alieni fillon të flasë dhe të dy lidhen shumë me njëri-tjetrin. Alieni dëshiron të shkojë në vendin e tij, por nëse Elioti e ndihmon, e di që do të humbë një shok.
en
09.55
Loja Finale
Loja FinaleFantashkencë: Realiteti dhe videolojërat shkrihen në këtë film thriller dhe fantastiko-shkencor me regji të regjisorëve të filmit "Crank". Në një të ardhme jo shumë të largët, teknologjia e kontrollit të mendjes i lejon njerëzit të kontrollojnë veprimet dhe lëvizjet e njerëzve të tjerë. Si pasojë, miliarderi Ken Kastëll ka mundësinë të krijojë një videolojë supreme. Ajo mban emrin "Skayer" dhe mund të luhet "online" nga një grup shumë i madh njerëzish.
en
11.25
Foto nga e Ardhmja
Foto nga e ArdhmjaFantazi: Tre miq zbulojnë një makineri misterioze që bën fotografi 24 orë në të ardhmen dhe vendosin ta përdorin për përfitime personale, Por situate merr një rrjedhë të rrezikshme kur lakmia mes tyre del në pah.
en
13.10
Synchronic
SynchronicFantashkencë: Jeta e dy ndihmës mjekëve në New Orleans copëzohet pasi hasin një seri vdekjesh të tmerrshme të lidhura me një ilaç me efekte të çuditshme.
en
14.50
Shtrigat
ShtrigatFantazi: Katër shoqe të shkollës së mesme zbulojnë se e mbinatyrshmja ekziston. Sëbashku formojnë një grup shtrigash, e teksa zbaviten me fuqitë e tyre tëja situata fillon të dalë nga kontrolli.
en
16.20
Ngjyra që Ra nga Qielli
Ngjyra që Ra nga QielliFantazi: Një fermë e izoluar goditet nga një meteorit i çuditshëm i cili ka pasoja apokaliptike dhe vdekjeprurëse për familjen që jeton atje dhe ndoshta për të gjithë botën.
en
18.10
Përbindëshat
PërbindëshatFantazi: Shtatë vjet pas pushtimit nga përbindëshat njerëzimi jeton nën tokë. Xhoel Douzon rimerr kontakt me të dashuren e tij, e cila fatkeqësisht është 80 milje larg. Ai vendos të shkojë drejt saj, duke marrë parasysh të gjithë përbindëshat e rrezikshëm që do të hasë rrugës.
en
20.00
Katastrofë Globale
Katastrofë GlobaleFantazi: Një shkencëtar i vetëm në Arktik mundohet të kontaktojë me një ekuipazh astronautësh të cilët po kthehen në shtëpi, por nuk dinë gjë rreth katastrofës që ka kapluar globin.
en

Ohjelmaopas - torstai, 09.05.2024

01.20
Proximity
ProximityFantashkencë: Një shkencëtar i ri rrëmbehet nga jashtëtokesorët, por askush nuk e beson historinë e tij. Për t'i treguar të gjithëve të vërtetën atij do t'i duhet të gjejë provat, por nuk do të jetë aspak e lehtë.
en
03.15
Prodigy - E Mbinatyrshmja
Prodigy - E MbinatyrshmjaFantazi: Një spikolog angazhon një vajzë të në një garë zgjuarsie. Por vajza e re ka aftësi telekinetike, aftësi të cilat e bëjnë atë shumë të rrezikshme.
en
04.35
Përtej Ylberit të Zi
Përtej Ylberit të ZiFantashkencë: Edhe pse e droguar në ekstrem me ilaçe, një vajzë e re përpiqet që të arratiset nga Instituti Aroboria, një institucion i izoluar dhe që i përngjan një ambienti të së ardhmes.
en
06.20
Çezari Kërkon Drejtësi
Çezari Kërkon DrejtësiFantazi: Shkencëtari, Uill Rodman punon për të zbuluar kurën e Alzhaimerit. Versioni më i fundit i eksperimentit të tij duket se ka funksionuar tek një kavie. Fatkeqësisht, kavia çmendet pikërisht ditën e prezantimit para investitorëve dhe kafsha vritet, por Uill kupton se kavia ka lindur dhe po përpiqej të mbronte të sapolindurin e saj. Pasi Uilli detyrohet të fusë kavien në një vend të mbyllur, kavia me emrin Çezar udhëheq një revoltë kafshësh kundër njerëzve.
en
08.05
Dridhjet 3
Dridhjet 3Fantazi: Gjuetari legjendar Bërt Gamer kthehet në Perfection, aty ku filluan sulmet e krimbave të nëndheshëm, të njohur si graboidë. Sigurisht, krijesat sulmojnë përsëri. Çdo gjë tani varet nga Bërt, Xhek dhe vendasit e tjerë të shpëtojnë qytetin e tyre nga shkatërrimi.
en
09.45
Mortal
MortalFantazi: Një djalosh me fuqi të pazakonta dhe një mister që fshihet pas tyre. Erik Bergland zbulon se mund të kontrollojë motin dhe është pikërisht origjina e tij nordike që e lidh atë me zotin e plotfuqishëm të Skandinavisë, Thorin.
en
11.30
Max Cloud
Max CloudFantashkencë: Një vajzë adoleshente, e fiksuar pas videolojërave bëhet pjesë e një aventure për shpëtimin e një anijeje hapësinore që ulet në një planet-burg. Asaj do t'i duhet ta çojë lojën deri në fund që t'i rikthehet jetës reale që bënte më parë.
en
12.55
The Arq
The ArqFantashkencë: I bllokuar në një laborator dhe i mbërthyer në një lak kohor, Robi dhe Rejçëll duhet të gjejnë një mënyrë se si të mbijetojnë dhe të fshehin një burim të ri energjie që mund të shpëtojë njerëzimin.
en
14.20
Krijesa Vdekjeprurëse
Krijesa VdekjeprurëseFantazi: Afër Antarktikut, një anije i afrohet një ishulli të shkretë. Një i ri do të zbresë në ishull e të punojë si vëzhgues dhe në vetmi. Ai nuk gjen asnjë gjurmë të paraardhesit të tij, përveç një të çmenduri i cili ka qenë dëshmitar i një tmerri që ai nuk pranon as ta përmendë.
en
16.05
Vejusha e Zezë
Vejusha e ZezëFantazi: Natasha Romanoff përballet me pjesët më të errëta të jetës të saj kur lind një komplot i rrezikshëm me lidhje me të kaluarën e saj.
en
18.15
Rruga Drejt Kaosit
Rruga Drejt KaositFantazi: Në një të ardhme jo shumë të largët, Tod njeh Violën, një vajzë misterioze që përplaset në planetin e tij, ku të gjitha gratë janë zhdukur dhe burrat janë prekur nga "Zhurma. Por jeta e Violës kërcënohet, dhe ndërsa Tod zotohet ta mbrojë atë, atij do t'i duhet të zbulojë fuqinë e tij të brendshme dhe të zhbllokojë sekretet e errëta të planetit.
en
20.00
Agjentët Fantazmë
Agjentët FantazmëFantazi: Nik, një polic i cili vritet nga partneri i tij, bashkohet me Departamentin e Policisë së Prehjes në Paqe (R.I.P.D). Një Departament që kthen të "vdekurit" nga Toka në Ferr. Por partneri i Nik, ka një plan tjetër, të kthejë të burgosurit nga Ferri, në Tokë
en