Film Autor

Film Autor

Albania

Ohjelmaopas - keskiviikko, 08.05.2024

02.05
Danton
Gerard DepardieuBeteja për pushtet mes liderve të revolucionit francez; Dantonit dhe Robespierit. Në kohën që Robespieri ka nisur 'terrorin' në Francë, Danton kthehet me qëllimin që t'i japë fund dhunës, por do të gjejë tek ish aleati i tij një armik të betuar.
sq
04.20
Shenjtori
Kinemaja IndianeRegjia: Satyajit Ray. Në jurist besimtar bie viktimë e një mashtruesi që hiqtet si njeri i shenjtë dhe i kërkon atij ndihmë për t'i gjetur të bijës burrë. Por vajza e tij pëlqehet nga një djalë i ri, i cili ka qëllim t'ia heq maskën sharlatanit,
sq
05.30
Si në kohët e vjetra
Goldie HawnPasi akuzohet padrejtësisht për vjedhjen e një banke, jeta e një shkrimtari mbetet në duart e ish-gruas që është avokatja e tij mbrojtëse dhe të bashkëshortit të saj tepër xheloz, prokuror i çështjes.
sq
07.15
Tokë djerrë
Classic collectionFilmi debutues i regjisorit kult Terrence Malick. Me Martin Sheen dhe Sissy Spacek. Bazuar në histori të vërtetë. Një vajzë 15 vjeçare arratiset me të dashurin 25 vjeçar. 'Vrasja' bëhet kryefjala e jetës së tyre të re...
sq
08.50
Era dhe luani
Sean ConneryKandidat për 2 çmime Oskar. Regjia: John Milius. Bazuar në ngjarje të vërtetë. Marok 1904. Lideri i një grupi etnik arab shkakton një incident ndërkombëtar kur rrëmben një të ve amerikane dhe fëmijët e saj.
sq
10.50
Shtrengata
Nata e ShekspiritNjë film nga regjisoria vizionare Julie Taymor. Bazuar në kryeveprën e fundit të William Shakespeare. Aktorë: Helen Mirren, David Strathairn, Felicity Jones , Djimon Hounsou, Russell Brand..
sq
12.40
Terapia e vallëzimit
Film FestivalImelda Staunton, Timothy Spall. Kur zbulon se burri i saj prej 35 vjetësh e tradhton, një grua në moshë largohet të jetojë me të motrën bohemiane. Nga ky moment, jeta e saj merr një rrjedhë që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë.
sq
14.30
Rrefim për dashurinë dhe erresirën
Cikli: Letërsia në EkranRegjia: Natalie Portman. Bazuar në autobiografinë e shkrimtarit izraelit me famë botërore, Amos Oz. Fëmijëria dhe rinia e një djali hebre në vitet e para historike të krijimit të shtetit të Izraelit
sq
16.05
Hana Arent
BiografiMomentet historike të jetës së politologes dhe filozofes Hana Arent gjatë kohës që raportonte për gjyqin e kriminelit nazist të luftës, Adolf Aichman, për revistën The New Yorker.
sq
18.00
Rreth Elit
Kinemaja IranianeRegjia: Asghar Farhadi. Zhdukja misterioze e një gruaje gjatë një pikniku, pasohet nga një varg problemesh për njerëzit që e ftuan të merrte pjesë në të. Fitues i çmimit për regjisorin më të mirë në Festivalin e Berlinit 2009.
sq
20.00
Perbindeshi
Charlize TheronCharlize Theron në rolin që i dhuroi cmimin 'Oskar' dhe 'Globi i Artë'. Bazuar në historinë e vërtetë të Ajlin Uornos. Një prostitutë e cila u shndërrua në një vrasëse në seri, për tu ekzekutuar në vitin 2002 për 6 vrasje.
sq
21.45
Gjithçka, kudo, menjëherë
Film fitues i 7 çmimeve Oskar 2023. Aventura absurdiste e një emigranteje Kineze në moshë të mesme (Michelle Yeoh) dhe jetët e ndryshme që mund të kish jetuar.
sq

Ohjelmaopas - torstai, 09.05.2024

00.00
Suburra
Kinemaja ItalianeRegjia: Stefano Sollima. Elio Germano. Me subjekt nga romani me të njëjtin titull i Karlo Boninit dhe Xhankarlo de Kataldos, vjen një tablo e detajuar e lidhjeve të mafies me politikën dhe biznesin, në Romën e ditëve tona.
sq
02.10
Umberto D.
Vittorio De SicaC.Battisti, L.Gennari. I emëruar për çmimin Oskar. Historia e ditëve të fundit të Umberto Ferrarit, një pensionisti i cili në pamundësi për të paguar qiranë e dhomës dhe për t'u kujdesur për qenin, vendos t'i japë fund jetës në shinat e trenit.
sq
03.40
Miku im Harvi
Classic CollectionJames Stewart. Një mesoburrë që u thotë të gjithëve se ka për shok një lepur të padukshëm, 1 metër e 90 të gjatë, trajtohet si i çmendur nga familja megjithëse mjekët arrijnë në një përfundim tjetër. Fitues i çmimit Oskar.
sq
05.25
Oklahoma
Classic CollectionOklahoma e viteve 1900 do te perjetoje nje romance te mbushur me pasion te rrezikshem. Protagoniste: Gordon MacRae dhe Shirley Jones. Fitues i çmimit Oskar per kolonen me te mire zanore.
sq
07.45
Ditë parajse
Terrence MalickMe regji të Terrence Malick dhe muzikë të Ennio Morricone-s, film fitues në Festivalin e 32-të të Kanës. Teksas 1916. Një punëtor ferme (Richard Gere) bind të dashurën e tij (Brooke Adams) të martohet me pronarin pasanik në prag të vdekjes, për t'i marre pasurine.
sq
09.20
Hamleti
Franco ZeffirelliMe Mel Gibson, Glenn Close, Helena Bonham Carter, Alan Bates vjen një tjetër përshtatje e tragjedisë së famshme Shekspiriane... Historia e Hamletit, Princit të Danimarkës.... Film kandidat për 2 çmime Osakar...
sq
11.35
Mjerimi dhe fisnikeria
Kinemaja italianeToto, Sophia Loren. Dy njerëz të varfër punësohen si aristokratë të rremë nga një markez i cili dëshiron të martohet me vajzën e një kuzhinieri të pasur por të thjeshtë në karakter.
sq
13.10
Festa e funeralit
Robert DuvallRegjia: A.Schneider. Bill Murray, Sissy Spacek. Një plak vetmitar që s'ka kontakte me asnjeri prej 40-të vitesh, vendos të organizojë varrimin e tij, duke bërë një festë të madhe ku do ti ftojë të gjithë... Edhe pse është ende gjallë...
sq
14.50
Gëzimi i çmendurisë
Kinemaja ItalianeRegjia: Paolo Virzi. Dy gra me histori të ndryshme jete, gjenden në të njëjtën klinikë psikiatrie në Toskana, dhe pasi arrijnë të fitojnë lirinë i hyjnë një aventure që do t'ua ndryshojë përgjithmonë jetën.
sq
16.45
Sytë e mëdhenj
BiografiAmy Adams, Cristoph Waltz. Historia e vërtetë e lulëzimit artistik të piktores Margaret Kin, suksesit të saj fenomenal në vitet 1950 dhe problemeve ligjore me të shoqin që pretendonte autorësinë e veprave të saj.
sq
18.30
Xhorxhia O'Kif
BiografiJoan Allen, Jeremi Irons. Saga e marrëdhënies së stuhishme mes dashurisë dhe urrejtjes në lidhjen e piktores së famshme amerikane Xhorxia O'Kif me fotografin Alfred Stiglic. Kandidat për tre çmime Globi i Art
sq
20.00
Biutiful
Profil: Javier Bardem'Aktori më i mirë' në festivalin e Kanës 2011. Kandidat si 'Filmi më i mirë i huaj'- Oskar 2011. Regjia Alejandro González Ińárritu . Lufta e një babai në prag të vdekjes, të cilit i mbeten pak muaj jetë, për t'i siguruar jetën fëmijëve.
sq